Manjani i Drejtësisë: Progres-raporti “bibla” ime. S’ka më llafe, as deklarata boshe

Publikuar tek: politike, më 13:21 17-11-2015 Manjani i Drejtësisë: Progres-raporti “bibla” ime. S’ka më llafe, as deklarata boshe Ylli Manjani, minister i Drejtesise

“Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani është zotuar përpara mediave se progres raporti për Shqipërinë do jetë “bibla” e tij. “S’ka më llafe, s’ka më deklarata boshe, është koha e punës”, tha ministri i ri që zëvëndësoi Naçon  pas dorëheqjes.

“Jam këtu për të konfirmuar se rekomandimet e këtij raporti do jenë bibla e punës sime. Plotësimi i të githa rekomandimeve të këtij raporti do bëjë të mundur të marrim ftesat për të celur bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë.

S’ka më llafe, s’ka më deklarata boshe. Është dita e punës. Duhet të kuptojmë se kryetema lidhet me reformën në drejtësi .

Dua të konfirmoj si zyrtari që nuk është i mandatuar për të dhënë drejtësi por për të dhënë shërbime ligjore se kemi një sërë masash që kemi filluar ti zbërthejmë për ti shërbyer qytetarëve.

Zvarritja është korrupsion, shtyrja është korrupsion. Nisma antikorrupsion janë marrë prej kohësh”, tha Manjani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029521942138672
array(1) { ["section"]=> string(85) "manjani-i-drejtesise-progres-raporti-bibla-ime-s-ka-me-llafe-as-deklarata-boshe-25628" }