Manjani: Jam i pakënaqur nga shërbimi në zyrat e Hipotekave, ja si të aplikoni për vendet vakante

Publikuar tek: politike, më 13:31 26-01-2016 Manjani: Jam i pakënaqur nga shërbimi në zyrat e Hipotekave, ja si të aplikoni për vendet vakante

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, u shpreh sot gjatë një deklarate për media, se Institucioni që ai drejton nuk do të tolerojë asnjë rast shkeljesh të afateve në shërbimin ndaj publikut në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Manjani tha se çdo zyrtar i zyrave të Hipotekës që kapet në shkelje afatesh do largohet nga vendi i punës.

“Unë e kuptoj që nënpunësit kanë vështirësi, që në disa raste nuk kemi burmet njerëzore te nevojshme, por nuk kuptoj dhe s’kam ndërmend të kuptoj dhe aq më tepër të mirëkuptoj askënd që nuk shërben ne afat. Asnjë tolerancë për atë që shkel afatet. Çdo zyrtar që kapet në shkelje afatesh nuk mund të shërbejëm më në zyrat e Hipotekes”, tha Manjani.

Ministri i Drejtësisë, Manjani, i bëri thirrje qytetarëve të mos ofrojnë para për shërbimet e tyre në zyrat e ZRPP-së.

“Mos i jepni asnjë qindarkë askujt. Askush nuk po ju bën asnjë nder. Është prona juaj. Muk ka burrë nëne t’ua marrë këtë pronë. Nuk do ndalemi në këtë nismë, deri sa të mësojë edhe skeptiku më i fundit në këtë vend se duhet të shërbejë. Për të hyrë në një vend pune ka shumë kërkesa dhe derisa hyn pse nuk duhet të shërbejë?”, u shpreh Manjani.

Manjani ftoi të gjithë të interesuarit të aplikojnë për vendet vakante, duke dëguar me e-mail, CV-në e tyre në adresën e zyrës së Hipotekës në të cilën kërkojnë të punësohen. Ministri Manjani tha se të gjithë do t’i nënshtrohen një testi para se të punësohen.

“Asnjë emërim në detyrë nuk do bëhet pa iu nënshtruar më parë një testi publik për aftësitë. Çdo vend vakant do jetë i afishuar në faqen e internetit të Ministrisë së Drejtësisë.

Ata të sapodiplimuar nga fakulteti i inxhinjerisë, i ndërtimit, është një profesion i parapëlqyer në këtë drejtim. Dhe unë kam besim se të rinjtë dhe të rejat janë më disponueshëm në shërbimin publik. Vetëm një e-mail në zyrën e ZRPP me CV-në. Kjo nuk është çështje bamirësie politike, kjo ëhstë çështje shërbimi ndaj publikut”, tha Manjani.

Në fund të fjalës së tij Manjani i bëri thirrje të gjithë drejtuesve të zyrave të ZRPP-së të bashkëpunojnë me zyrat e ALUIZNI-t për ndërtimin e një harte të përbashkët.

 

Urdhri nxjerrë sot nga Manjani:

urdhrimanjanit

urdhrimanjanit2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kryedoganieri i Shqipërisë Edi Rama është përgjegjës për vjedhjen 17 milionë euro në dogana’’, Tabaku sulmon Ramën
Kryeministri Rama flet për koncesionet: Ata dhanë 173, ne vetëm 14 »
Article Logic
Execution time: 0.042209148406982
array(1) { ["section"]=> string(101) "manjani-jam-i-pakenaqur-nga-sherbimi-ne-zyrat-e-hipotekave-ja-si-te-aplikoni-per-vendet-vakante-30975" }