Manjani: Kontroll pasurive të gjyqtarëve, kush s’i justifikon, ikën

Publikuar tek: politike, më 09:22 28-12-2015 Manjani: Kontroll pasurive të gjyqtarëve, kush s’i justifikon, ikën

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një intervistë ka theksuar idenë se shumë shpejt gjyqtarëve do t’u kontrollohen pasuritë dhe çdo gjyqtar që nuk i justifikon ato në raport me pagat dhe të ardhurat do të duhet të largohet nga gjyqësori.

‘’Unë jam përkrahës id y ligjeve shumë të thjeshtë. Një ligj, që të përcaktojë qartë që gjykatësi dhe prokurori vlerësohet për punën që bën bazuar vetëm në kritere ligjore dhe jo sipas kritereve zubjektive të ‘’x’’ apo ‘’y’’.

Ligji numër 2 është që duhet të kemi transparencën e pasurisë. Për çdo lekë që i kapet gjykatësit dhe familjes së tij, i pajustifikuar në raport me të ardhurat që familja apo ai kanë gjatë vitit, personi nuk mund të jetë gjykatës. A është ky shkak që gjykatësi duhet të merret në përgjegjësi penale, kjo është çështje tjetër, që i takon ta sqarojë para drejtësisë si qytetar i lirë. Një ligj me një nen që thotë ekzakt këtë gjë ‘’kushdo që i kapet një lekë më shumë se mundësia për të justifikuar, nuk mund të jetë gjykatës’’

Ligj më të thjeshtë se ky, nuk di! Nëse komplikohet më tej situata me ‘’se ishte djali i dajës me atë të hallës që më dhanë një hua’’ e gjëra si kjo, kjo është histori komplikimi, nga e cila nuk dalim dot kurrë. Në Shqipëri janë të gjithë burra të mirë, me letra. Faktikisht, nuk janë ashtu!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarja-Ramës: Shpresoj që Zaho të ta mbledh më shumë se Meta
Grida Duma e Arben Ristani mbajnë rradhën pas derës së Lulzim Bashës. Duan të takojnë kryetarin. Sekretarja i nxjerr zbuluar »
Article Logic
Execution time: 0.020739078521729
array(1) { ["section"]=> string(70) "manjani-kontroll-pasurive-te-gjyqtareve-kush-s-i-justifikon-iken-28703" }