Manjani: Kuotat e LSI? Ne paguajmë të partisë, ‘’Doktori’’ të prostitutave

Publikuar tek: politike, më 10:50 14-09-2015 Manjani: Kuotat e LSI? Ne paguajmë të partisë, ‘’Doktori’’ të prostitutave Ylli Manjani, majtas-lart kuota e paguar nga Ministria e Mjedisit për LSI

Ylli Manjani ka komentuar sot tabelat e kuotizacioneve të LSI-së, për të cilat ka komentuar edhe Sali Berisha. Deputeti i LSI-së Manjani tha se nuk kanë asgjë për të fshehur dhe se ministri i Mjedisit, duke qenë edhe anëtar i LSI-së ka urdhëruar Financën e institucionit të tij për t’i ndalur nga paga e tij, duke përdorur Thesarin, një shumë të caktuar. Manjani tha se ndërsa  LSI paguan kuotat, Berisha paguan faturat e prostitutave.

“Ka një dallim të madh mes Berishës para 17 viteve dhe Berishës së sotëm, si sot 17 vite më parë kishte marrë TVSH ku punoni sot, kurse sot ka nge të shkruajë në FCB. Ne nuk kemi nge të merremi me të. Një përgjigje për respekt të pyetjes suaj mund ta jap. Ne kemi një shqetësim të përbashkët dhe ky është detyrimi për të shlyer detyrimet periodike, dallimi është se ne paguajmë kuotat e partisë, kurse ai paguan faturat e prostitutave.

Ne i paguajmë në mënyrën më transparente, çdokush mund të verifikojë se çfarë bën zyrtari, me lejën e zyrtarit thesari bën ndalesën përkatëse sipas urdhrit të zyrtarit, gjithkush është i lirë të paguajë ashtu siç është i lirë doktori të paguajë prostitutat.

S’kemi gjë për të fshehur, nxisim të gjithë që t’i paguajnë përmes thesarit.”, tha Manjani. Ai iu përgjigj pyetjes pse nuk figuronte emri i ministrit, por i Ministrisë me komentin: ''Po mirë kaq budalla i dini, nuk e kam me ju, nuk është ky diskutimi. Nga paga e ministrit që është anëtar i LSI, kanë urdhëruar Financën që të mbajë një pagesë”.

Berisha tha se Thesari i Shtetit ishte shndërruar në thesarin e Partisë.

''Rast unik në botë!

Të dashur miq, në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër në botë, Thesari i Shtetit është shndërruar në thesarin e partisë.

Këtu kemi listë pagesat sesi Kuvendi i Shqipërisë dhe Ministria e Mjedisit përdorin Thesarin e Shtetit për të financuar LSI. Nga Thesari i Shtetit, pas kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, kanë kaluar pagesat në llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim me përshkrimin “Min. Mjedisit kuote partie gusht 2015” siç janë bërë edhe të shumë muajve të tjerë përgjatë 2015.

Duket se në këtë vend institucioni shtetëror është bërë anëtar i LSI dhe si i tillë paguan kuotizacion, ndërsa Thesari i Shtetit kthehet në llogaritar të LSI.

Ky është shembull i keqpërdorimit më ekstrem i institucioneve publike që kthehen në leva partie në kundërshtim me dispozitat ligjore. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit të hetojë me përparësi këtë skandal të paprecedent, në të cilin duart e zeza të partisë, kovat e saj mbushen direkt në kundërshtim flagrant me çdo ligj nga Thesari i Shtetit duke shndërruar atë në thesar të partisë!'', tha Berisha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS zgjodhi deputetë të inkriminuar për t’u mbrojtur nga PD?!! Artan Gaçi çudit me deklaratën e tij
Ristani: Kërkesa e Interpolit u fsheh me urdhër të Ramës dhe ekzekutim të Tahirit »
Article Logic
Execution time: 0.036365985870361
array(1) { ["section"]=> string(73) "manjani-kuotat-e-lsi-ne-paguajme-te-partise-doktori-te-prostitutave-20722" }