Manjani: Kushtetuesja nuk mund të rrëzojë “pronat”. Nishani: Presion i paprecedent

Publikuar tek: politike, më 22:31 24-03-2016 Manjani: Kushtetuesja nuk mund të rrëzojë “pronat”. Nishani: Presion i paprecedent

Akti i votuar nga qeveria të mërkurën, që i hap rrugë kthimit dhe kompensimit të pronave nuk duhet të ndalet për asnjë lloj arsye.

Ky është qëndrimi i Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, që në një prononcim për shtyp gjatë mbrëmjes të së enjtes deklaroi se akti ka nisur të zbatohet që sot.

“Kemi marrë dijeni se Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë një kërkesë për pezullimin e mundshëm të ligjit apo jo. Seanca nuk është e hapur, nuk mund të sqarojmë pozicionin tonë. Do ishte ngërç nëse do merrej një vendim i tillë. Nga ana tjetër pengimi i zbatimit të ligjit do të sillte probleme. Po ju them se Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të pezullojë akte. Nuk pezullohet ligji automatikisht, ligjet miratohen, botohen hyjnë në fletore zyrtare dhe zbatohen. Gjykata Kushtetuese pezullon aktet, por gjithmonë ato akte që krijojnë pasoja të këqija. Bllokimi i këtij ligji do të krijonte pasoja katastrofike për pronarët shqiptarë. Kërkoj që Gjykata Kushtetuese të zbatojë Kushtetutën gërmë më gërmë. Nuk ka asnjë rresht në të që thotë se Gjykata Kushtetuese mund të pezullojë aktet e shtetit shqiptar”, shprehet Manjani.

Ministri i Drejtësisë paraqiti gjithashtu me shifra dhe përfitimet. “Janë rreth 11 mijë dosje. 24 milionë dollarë që presin t’i kthehen pronarëve”, tha Manjani. Prandaj shtoi ai, ky proces nuk duhet të ndalet.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani reagoi duke shprehur shqetësimin e thellë për atë që ai e konsideron “presion publik adresuar sot pasdite nga ana e qeverisë shqiptare ndaj Gjykatës Kushtetuese të Republikës në lidhje me shqyrtimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave”.

“Presioni politik i një qeverie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar”, shprehet Presidenti përmes një deklarate për shtyp.

Si palë ankimuese, ai i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë Kushtetutën e vendit dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Sipas Kreut të Shtetit, “ligji aktual dëmton rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, do ta thellojë konfliktin midis individit dhe shtetit e për rrjedhojë do vijojnë penalizimet nga ana e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Sistem të përbashkët sigurie për Europën, kundër terrorizmit
Kurajo e tepërt e Edi Ramës: Donald Trump, fatkeqësi për SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.0041580200195312
array(1) { ["section"]=> string(83) "manjani-kushtetuesja-nuk-mund-te-rrezoje-pronat-nishani-presion-i-paprecedent-35943" }