Manjani-ministrit gjerman të Drejtësisë: "Reforma në Drejtësi ka nevojë për mbështjetjen dhe mendësinë gjermane"

Publikuar tek: politike, më 13:11 22-02-2016 Manjani-ministrit gjerman të Drejtësisë:

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani takon ministrin gjerman të Drejtësisë Heiko Maas dhe sekretarin Parlamentar për Drejtësinë Christian Lange.

“Gjermania partner i preferuar i Shqipërise në Europë. Pa Gjermaninë nuk do të kishte qenë i mundur as anëtarësimi në NATO dhe as marrja e statusit të vendit kandidat për në BE. Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka nevojë për mbështjetjen dhe mendësinë gjermane.Shqiptarët besojnë në makinat dhe produktet gjermane. Prandaj duam që reformës në drejtësi t’i vendosim një motor gjerman që të fitohet besimi tek drejtësia. Ligjet procedurale do të hartohet sipas modelit gjerman. Kultura gjermane në zbatimin e ligjit është ajo që i duhet Shqipërisë. I shprehim mirënjohje Gjermanisë për kapacitetet e misionit EURALIUS.”, tha Manjani.

Kurse ministri gjerman u shpreh se reforma në drejtësi është e domosdoshme për antarësimin në Bashkimin Europian.

“Konsensusi në arritjen e reformës, i domosdoshëm për jetëgjatësinë e saj. Partitë politike të çelin dialogun politik. Gjermania e gatshme të mbështesë Shqipërinë. Së shpejti do të vizitojmë Shqipërinë për të mbështetur reformën.”, tha Maas.

Njoftimi i plotë: 

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani, është pritur në takim nga Ministrin i Drejtësisë së Gjermanisë, z. Heiko Maas dhe Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange.

Gjatë takimit, z. Manjani u shpreh se Gjermania është partneri i preferuar i Shqipërisë në Europë dhe se pa Gjermaninë nuk do të kishte qenë i mundur as anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe as marrja e statusit të vendit kandidat për në BE.

Në këtë kontekst z. Manjani theksoi se Shqipëria është e vendosur në realizimin e reforma në drejtësi dhe se në këtë drejtim dialogu dhe konsensusi mes partive politike është shumë i rëndësishëm. Ministri i Drejtësisë tha se Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e mendësinë gjermane, duke iu referuar faktit se shqiptarët besojnë në makinat dhe produktet gjermane.

“Prandaj duam që reformës në drejtësi t’i vendosim një motor gjerman që të fitohet besimi tek drejtësia”- tha gjatë takimit me homologun gjerman, z. Maas dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange, teksa i shprehu mirënjohjen Gjermanisë për kapacitetet e Misionit EURALIUS.

Gjithashtu, z. Manjani theksoi se ligjet procedurale do të hartohet sipas modelit gjerman dhe se shprehu bindjen se kultura gjermane në zbatimin e ligjit është ajo që i duhet Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Ministri Gjerman i Drejtësisë, z. Heiko Maas siguroi homologun z. Manjani se reforma në drejtësi është e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe e vuri theksin te konsensusi mes palëve.

“Reforma në drejtësi e domosdoshme për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Konsensusi në arritjen e reformës është i domosdoshëm për jetëgjatësinë e saj. Gjermania e gatshme të mbështesë Shqipërinë. Së shpejti do të vizitojmë Shqipërinë për të mbështetur reformën. Partitë politike të çelin dialogun politik”, - tha gjatë bashkëbisedimit Ministri Gjerman i Drejtësisë, z. Heiko Maas.

Sakaq, në përfundim të takimit z. Ylli Manjani dhe Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange dhanë një prononcim për shtyp. Ministri shqiptar i Drejtësisë, pasi shprehu kënaqësinë për takimin me Ministrin e Drejtësisë së Gjermanisë dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë. Vlerësoi mbështetjen që ka marrë nga pala gjermane për realizimin e reformës në drejtësi.

“Ishte vërtet takimi i parë në kryeqytetin më të rëndësishëm të Europës. Sigurisht që jemi në mes të reformës në drejtësi dhe mbështetja që kam marrë nga Ministria e Drejtësisë së Gjermanisë ishte e jashtëzakonshme. Insistuam që ashtu siç shqiptarët besojnë tek makinat dhe produktet gjermane, të vendosim motorin e duhur reformës në drejtësi, motorin gjerman me qëllim që të rrisim konfidencën, të rrisim besimin e qytetarëve gjermanë tek reforma në drejtësi. Mbështetja nga Gjermania është e jashtëzakonshme dhe unë për këtë jam shumë i kënaqur që sot gjendem këtu dhe mora këtë mbështetje. Programi EURALISUS ka bërë një punë të jashtëzakonshme në reformën në drejtësi. Tani është momenti që të mendojmë për zbatimin, për zbatimin e një kulture gjermane”, - tha z. Ylli Manjani në prononcimin për shtyp.

Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange tha se në qendër të bisedimeve me z. Manjani ishte implementimi i reformës në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese në Shqipëri. Z. Lange nënvizoi se kjo reformë duhet të realizohet me konsensusin politik të të gjitha partive.

“Ne kishim biseda intensive dhe besimplota me z. Ministër. Në qendër të bisedës ishte tema e implementimit të reformës në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese në Shqipëri. Unë e kam theksuar shumë në veçanti, që kjo duhet të përkrahet me konsensusin politik të të gjitha partive. Eksperienca tregon, që secili mund të shkojë një herë në opozitë dhe secili mund të shkojë një herë në qeveri, prandaj është konsensusi shumë i rëndësishëm dhe jo raportet aktuale të shumicës. Së dyti, kemi theksuar në veçanti edhe një herë luftën e korrupsionit, e cila duhet çuar në rrugën e duhur, jo vetëm në faqen e ligjit, por edhe në luftën konkrete në praktike. Këto ishin dy temat kryesore, të cilat janë dhe kusht për hapjen e bisedimeve për pranimin e Shqipërisë në BE. Bisedat u karakterizuan nga besimi dhe pritshmëria e kjo na gëzoi shumë”, - deklaroi ndër të tjera Sekretari Parlamentar për Drejtësinë, z. Christian Lange.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Anëtarët socialistë protestë para selisë së PS: Duam zgjedhje, jemi pa kryetar ka 3 vjet
Basha: Dy botët e Shqipërisë, e hajdutëve që s’pyesin për askënd dhe qytetarët e pamundur…Rama po e thellon hendekun »
Article Logic
Execution time: 0.023169040679932
array(1) { ["section"]=> string(115) "manjani-ministrit-gjerman-te-drejtesise-reforma-ne-drejtesi-ka-nevoje-per-mbeshtjetjen-dhe-mendesine-gjermane-33225" }