Manjani në Kuvend: Sistemi i burgjeve në kolaps, të amnistohen të dënuarit

Publikuar tek: politike, më 18:58 21-12-2015 Manjani në Kuvend: Sistemi i burgjeve në kolaps, të amnistohen të dënuarit

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur në Kuvend lidhur me projektligjin për aministinë e personave që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare.

Manjani ka deklaruar se kjo nismë nuk ka të bëjë aspak me politikën, por bëhet në respekt të të drejtave të njriut.

“E ndërmorëm këtë nismë jo për të zëvendësuar Parlamentitn, sepse me Kushtetutë i takon Parlamentit. Kjo është një nismë tërësisht ligjore, Kushtetuese dhe me natyrë humane. Nuk ka asnjë arsye politike në këtë nismë, por bëhet duke respektuar të drejtat e njeriut. Të drejtat e tyre janë lidhur me sistemin e menaxhimit të burgjeve i cili vështirësohet në kushtet kur jemi në mbipopullim”, tha ministri.

Manjani ka deklaruar se burgjet shqiptare kanë një kapacitet për 5484 persona, ndërsa brenda tyre ndodhen 6314 të dënuar. Ai theksoi se më shumë se gjysma e personave që ndodhen në sistemet e burgjeve janë të paraburgosur dhe jo të dënuar.

“Burgjet tona kanë një kapacitet prej 5484 personash, ndërsa ka 6314 të dënuar dhe të paraburgosur. Nga këta, 3078 janë të dënuar ndërsa pjesa tjetër janë të paraburgosur. Kjo është arsyeja se përse ne sot ndodhemi në kolaps. Prandaj duhet të bëjmë një reformë të thellë të sistemit të ndjekjes penale, e cila prodhon më shumë të paraburgosur sesa të burgosur. Unë jam koshient se amnistia nuk është zgjidhja por është një verpim human”, tha Manjani.

Manjani ka bërë edhe një thirrje për të bashkëpunuar në reformën në drejtësi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj: Buxheti, ndihmë për bizneset dhe banorët e rinj të Tiranës
Protesta e opozitës, Erjon Braçe hyn i "maskuar" në Parlament (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.018819093704224
array(1) { ["section"]=> string(78) "manjani-ne-kuvend-sistemi-i-burgjeve-ne-kolaps-te-amnistohen-te-denuarit-28284" }