Manjani paralajmëron kontrolle mes prokurorëve dhe inspektime të gjyqtarëve: Kemi plot dosje

Publikuar tek: politike, më 11:44 27-11-2015 Manjani paralajmëron kontrolle mes prokurorëve dhe inspektime të gjyqtarëve: Kemi plot dosje Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka paralajmëruar sot për kontrolle e inspektime mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në një deklaratë të shkurtër, ku kërkoi edhe mbështetjen e presidentit Bujar Nishani, Manjani tha se do ushtrojnë inspektime në Këshillin e Lartë të Drejtëisë për gjyqtarët dhe se do kontrollohen edhe prokurorët.

‘’Kemi plot dosje në tryezë’’, theksoi Manjani.

“Shpresojmë të zgjidhen në kuadër të reformës në drejtësi. Do kërkoj çdo lloj inspektimi me KLD për gjyqtarët, për prokurorët do ushtroj inspektime për çdo rast që shqetëson publikun.

Kemi plot dosje në tryezë, këtë punë kemi, t’i marrim dhe të ushtrojmë përgjegjësinë, për ato që kanë të bëjnë me procedime’’, u shpreh ministri Manjani.

Menjëherë pas deklaratës së Manjanit ka reaguar edhe Partia Demokratike nëpërmjet deputetit Gent Strazimiri, i cili deklaroi:

“Qeveria, nëpërmjet Ministrit të Brendshem, ka përpiluar  dhe bërë publike një listë gjyqtarësh e prokuroresh që paskan bërë “çudira” në proceset penale duke liruar të pandehur në mënyrë të padrejtë. Këtë listë ia ka bërë me dije Presidentit të Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtesise, duke tërhequr verejtjen për mosmarrje masash.

Edhe sikur në këtë vend, Qeveria apo Ministri i Brendshem të ishte autoriteti shtetëror që mbikqyr gjykatat dhe prokurorinë në dhenien e drejtësisë, edhe sikur kjo të mos përbente një skandal kushtetues, ligjor e moral, lista e çështjeve dhe individeve që shqetësojnë qeverinë nuk është aspak ajo që tmerron opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi.

Në listën në fjalë, nuk permenden prokuroret, gjyqtarët dhe oficerët e policisë gjyqësore që çmontuan procesin ndaj deputetit të radhes në listën e “rilindjes”, Arben Frroku;

As gjyqtarët e “lartë”, prokurorët e oficerët e policisë gjyqësore që “bënë mrekullinë” dhe liruan deputetin tjeter “rilindas” Armando Prenga, ndërkohe që mbajnë në burg viktimat e tij me plumbat ende ne trup.

Nuk permenden as prokurorët dhe gjyqtarët që ende nuk kanë marrë në përgjegjesi penale individin AA003GB, i cili ka pranuar botërisht të ketë mashtruar për qëllime përfitimi me dashje e qëllim, e që është titullari dhe përdoruesi i mjetit të përfshirë në trafik droge.

Nuk permenden as gjyqtaret dhe as prokurorët që heshtin për të njejtin individ, i cili rezulton i vetmi përgjegjës për fshehjen në sirtar të mandat arrestit të Interpolit për deputetitn tjeter “rilindas” Mark Frroku, e meqe jemi ketu, edhe për mosndalimin e trafikantit të drogës që ndodhej në makinen  e tij këtu e 2 vjet më parë.

Nuk permenden as prokurorët e gjyqtarët që nuk procedojne penalisht dhe lënë të lirë nëpër rrugët e Tiranes, ministrin që ka për detyrë të mos “lejojë kriminelë të mirënjohur të bredhin lirshem e të paprekshem në Tirane”, siç po e thonë qartazi përfaqësuesit më të rendesishëm të partnereve euro-atlantike.

Për këto arsye, lista e publikuar sot është një listë inkuizitore, jo me gjyqtare e prokurore të korruptuar, por me gjyqtare e prokurore që nuk i pëlqejnë qeverise, sepse me sa duket kane bërë “çudira pa leje”!”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi ironizon Artan Gaçin: Ti, një xixëllonjë te balli i partisë, me të shkon deri në banjo
Paditet Saimir Tahiri dhe ‘’Çuni i tij’’, ja padia e çuditshme në Gjykatën e Lartë (VENDIMI I PLOTE) »
Article Logic
Execution time: 0.17667102813721
array(1) { ["section"]=> string(97) "manjani-paralajmeron-kontrolle-mes-prokuroreve-dhe-inspektime-te-gjyqtareve-kemi-plot-dosje-26400" }