Manjani reagon pas deklaratës së ambasadorit amerikan për gjyqtarët e korruptuar: I gatshëm të shkarkoj të korruptuarit, edhe prokurorët

Publikuar tek: politike, më 10:58 03-03-2016 Manjani reagon pas deklaratës së ambasadorit amerikan për gjyqtarët e korruptuar: I gatshëm të shkarkoj të korruptuarit, edhe prokurorët

Reagon ministri i Drejtësisë Ylli Manjani pas deklaratës së djeshme të ambasadorit amerikan Donald Lu se SHBA-të u kanë refuzuar vizat disa gjyqtarëve të korruptuar shqiptarë.

Siç e tha edhe vetë, Manjani ka vullnet të qartë, të prerë dhe të ftohtë për të çelur çdo procedurë për shkarkimin e tyre.

Ai vlerësoi kontributin e SHBA-ve, por njëkohësisht shtoi se do bëjë të njëjtën gjë edhe me prokurorët, sigurisht duke u bazuar në prova dhe fakte.

“Vullneti im është i qartë, i prerë dhe i ftohtë që jam gati të çel çdo procedurë për gjykatës dhe prokurorë që gjenden në këto kushte. Qëndrimi im i palëkundur është: jam gati të filloj çdo procedurë disiplinore për shkarkimin në kushtet kur diskretitohet figura e zyrtarit të lartë të shtetit. Tani jemi të privilegjuar që kemi edhe informacione.

Të ushtroj të gjitha kompetencat që kam si ministër. Vlerësim për kontributet e vendeve partnere.

Ministri i Drejtësisë ka për detyrë të çojë para KLD-së me prova dhe fakte.’’, tha Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dekriminalizimi/ Vasili para gazetarëve: LSI do këshillohet nga një kompani amerikane për çështjet madhore
Bylykbashki: Formulari i dekriminalizimit është ‘’kurthi’’ ku gjithë kriminelët duhet të ngecen, stafi i Kuvendit tentativë për ta rrënuar »
Article Logic
Execution time: 0.019422054290771
array(1) { ["section"]=> string(140) "manjani-reagon-pas-deklarates-se-ambasadorit-amerikan-per-gjyqtaret-e-korruptuar-i-gatshem-te-shkarkoj-te-korruptuarit-edhe-prokuroret-34098" }