Manjani takon homologun turk: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 14:10 16-02-2016 Manjani takon homologun turk: Bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka takuar sot homologun e tij turk, Kenan Ipek për të diskutuar bashkëpunimin në fushën e drejtësisë për të luftuar krimin dhe trafiqet.

Mësohet se gjatë takimit që kanë pasur sot, ata kanë rënë dakort për të forcuar masat ligjore antiterror dhe antikrim. Ata thanë se duhet të shkëmbejnë informacione për të trajtuar luftën kundër krimit.

Ylli Manjani dhe Kenan Ipek kanë biseduar edhe për angazhimin për të ndërtuar lehtësira ligjore për biznesin në të dyja vendet. Ministri Manjani ka përshkruar Turqinë si një partner i rëndësishëm strategjik në rajonin tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Reagon kryebashkiaku Veliaj pas shkatërrimit të rrethimit te liqeni: Nuk sprapsem, këta s’duan t’ia dinë ku rriten fëmijët
Nard Ndoka sugjerim pikant Edi Ramës: Ke nevojë për “Check – Up”…për një kontroll total (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.013490915298462
array(1) { ["section"]=> string(69) "manjani-takon-homologun-turk-bashkepunim-ne-fushen-e-drejtesise-32732" }