Manjani tregon për situatën e vështirë me 4 të mitur dhe vendimin që mori: U ndjeva keq, nuk kisha fuqi të reagoja

Publikuar tek: politike, më 10:09 16-12-2015 Manjani tregon për situatën e vështirë me 4 të mitur dhe vendimin që mori: U ndjeva keq, nuk kisha fuqi të reagoja Ylli Manjani, minister i Drejtesise

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka treguar për një situatë të vështirë që nga koha kur ai qëndron në krye të kësaj detyre. Bëhet fjalë për tentativën e arratisjes së 4 të miturve nga burgu i Lezhës pak ditë më parë. Ministri tha se kjo e bëri të ndjehet keq por edhe të marrë një vendim: “Jo burg për të miturit”.

“Kam qenë në një situatë të vështirë kur mora vesh që 4 të mitur kishin tentuar të largoheshin nga institucioni, me një metodë klasike nga dritarja por ç’rëndësi ka kjo. Të jem i sinqertë, u ndjeva keq, s’po kuptoja... Më erdhën në mend fjalët popullore si:

“Druni ka dalë nga xheneti” por prindërit për hir të së vërtetës janë të lodhur nga situata ekonomike dhe gjithcka rëndon mbi ta. Nuk kisha fuqi të reagoja, thashë janë të rinj, përveçse duhet të përgjigjen për akuzën për të cilën janë aty, duhet të përgjigjen edhe për tentativën e arratisjes nga burgu.... Aty  mendova që jam ministër dhe duhet ta zgjidh.

Na del detyra që të mendojmë seriozisht. Projekti ynë është të arrijmë standartin”, tha Manjani në prezantimin e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës.

“ Jo burg për të miturit nuk është burgu vendi për të mësuar të miturit. Për këtë nuk kam ardhur me drejtorin e burgut por me drejtorin e Shërbimit të provës, zotin Ilir Qafa.

 Duhet të largojmë të riun nga rruga e burgut, nuk është burgu për ta është për prindërit që kanë dështuar në misionin e tyre” përforcoi ministri duke propozuar arsimimin dhe edukimin për këta të mitur si zgjidhjen e duhur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vilma Kaloshi: Pse PD “harroi” në 25 vjetor Bujar Kaloshin, babain tim, Nderin e Kombit e Pishtar të Demokracisë
Grida Duma: Rakip Suli merr milionat me emrin e të birit. Revolta do ndalë shtetin e korruptuar të Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.071499109268188
array(1) { ["section"]=> string(118) "manjani-tregon-per-situaten-e-veshtire-me-4-te-mitur-dhe-vendimin-qe-mori-u-ndjeva-keq-nuk-kisha-fuqi-te-reagoja-27889" }