Manjani u jep dy porosi gjyqtarëve për korrupsionin, e ndërpret një nga salla. Përgjigja e ministrit: Problemi juaj! E kemi kollaj t’ju fusim në një thes

Publikuar tek: politike, më 10:35 14-12-2015 Manjani u jep dy porosi gjyqtarëve për korrupsionin, e ndërpret një nga salla. Përgjigja e ministrit: Problemi juaj! E kemi kollaj t’ju fusim në një thes

Ministri i Drejtësisë u ka fol gjyqtarëve për korrupsionin, duke u dhënë edhe dy porosi, por nga salla ka patur nervozizëm. Nuk dihet se kush ka dashur të ndërhyjë, por Manjani ka sqaruar mirë te ta konceptin e reformës, duke i kërkuar gjyqtarit që të priste një sekondë.

“Ky është problemi juaj!Ne e kemi kollaj t’u themi ju jeni të korruptuar dhe t’u fusim të gjithë në një thes. Gjeni pastaj çelësin për të dalë”, u tha Manjani atyre për korrupsionin.

Por Manjani i ka kthyer përgjigje edhe mesazheve të forta të Donald Lu, ambasadorit amerikan: Do doja që të kishim edhe një përgjigje për çështjen që ngriti ambasadori Lu. Ne këtu e kemi hallin te kërkesa. A kërkohen para? Se kjo është një çështje si të bëjmë kur kemi kërkesë, shërbim i një tregu të ndyrë.’’

“Manjani: Ajo që e bën gjyqësorin të pavarur janë të dyja elementet? A është e mundur që gjykata të vendoset mbi pushtetin politik? A është e mundur që të kemi një gjykatë të besueshme?

Nuk kam ndërmend të merrem me komente të vendimeve të gjykatës, kushdo që komen në mënyrë pexhorative vetëm përkeqëson dhe nuk ndihmon klimën.

(Dikush e ndërpret nga salla)

Manjani: Një sekondë…

Ky është koncept i ri dhe kemi kohë ta sqarojmë me njëri-tjetrin ashtu siç duhet.

Ky është problemi juaj. Ne e kemi kollaj t’u themi ju jeni të korruptuar, të gjithë në një thes. Gjeni pastaj çelësin për të dalë.

Shërbim i besueshëm do të thotë të shërbesh shpejt. Zvarritja është shkak për korrupsion. Po flasim për besim se po të kishim fakte nuk do ishim ul këtu,  nuk do ishim në një tryezë ua garantoj këtë!

Gjykatësit janë kaq të korruptuar sa ç’është I përhapur ky fenomen edhe në sektorët e tjerë dhe halli është si ta kufizojmë edhe te sektorë të tjerë dhe nëse gjykata nuk ndëshkon korrupsionin, historia mbaron këtu.

Shpresa e vetme e njerëzve e shqiptarëve që të kemi një shtet të pakorruptuar është gjykata.

Duhet ta qepim sistemin, ta thjeshtojmë, ligjet duhet të jenë të thjeshta. Populli duhet të kuptojë ligjet e veta, s’janë monopol i juristëve. Unë besoj se ligji më i mirë është vendimi i gjykatës.

Jemi duke ecur me një gomë rezervë. Hera e tretë që kërkojmë vlerësimin. Na duhet të kemi sistem, në radhë të parë që të garantojë funksionalitet sepse një sistem i mirë sigurisht e nxjerr vetë korrupsionin jashtë.

Ju lutem përdorni Shërbimin e Provës,sepse kemi një çështje kombëtare, mbipopullim në burgje. Seps funksionon shërbimi  dhe kjo nuk është çështje politike apo personale, por ligjore.

Së dyti gjykimet e drejtëpërdrejta. Personat që kapen në flagrancë,nuk ka kuptim të mbahen në dhomat e paraburgimit, sepse kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut. Janë të mirëseardhur 4 anëtarët e tij dhe na shkoftë mbarë me reformën në Drejtësi!’’

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lu mesazh "bombë" gjyqtarëve të korruptuar: Lëreni punën ose burg. Të ndershmëve: Koha të flsini për politikanët e korruptuar
“10 sekserët deputetë e ministra të Edi Ramës”, PD publikon emrat dhe dokumentin konfidencial »
Article Logic
Execution time: 0.0042731761932373
array(1) { ["section"]=> string(155) "manjani-u-jep-dy-porosi-gjyqtareve-per-korrupsionin-e-nderpret-nje-nga-salla-pergjigja-e-ministrit-problemi-juaj-e-kemi-kollaj-t-ju-fusim-ne-nje-thes-27730" }