Manjatët e mediave private duan para nga qytetarët, ja propozimi për AMA-n

Publikuar tek: barometri, më 08:22 13-06-2018 Manjatët e mediave private duan para nga qytetarët, ja propozimi për AMA-n

Televizionet private kërkojnë ndryshimin e ligjit për të përfituar para nga fondi për taksën e televizorit që paguajnë qytetarët.

 

Kështu, përfaqësues të televizioneve si Aleksandër Frangaj nga Klan Tv, Carlo Bollino nga Report Tv apo Ben Blushi nga Top Channel, ditën e djeshme zhvilluan një takim konsultativ me Gentian Salën, kreun e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) ku u diskutua ndryshimi i ligjit: “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Sipas këtij propozimi, televizionet kanë për qëllim mbështetjen financiare të subjekteve televizivë përmes krijimit të një fondi të finacimeve të transmetimeve.

Këto janë qendrimet që kanë mbajtur në mbledhje përfaqësues të mediave kryesore private në vend.

Aleksandër Frangaj, Drejtor i KLAN TV

“Propozimi vjen nga shoqata e mediave dhe pjesës më të madhe të televizioneve privatë. Kjo ide nuk është e re, por është rikthim i propozimit të bërë në vitin 2012, ku kërkohej krijimi dhe përfshirja e “fondit të transmetimeve” në ligjin 97/2013 “Për mediat audio dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.

Irfan Hysenbelliu, president i News 24

“Mbështes tërësisht këtë projektligj. Kjo praktikë vjen nga eksperienca evropiane, e cila është tashmë e provuar që funksionon si e suksesshme.”

Ilva Tare, Drejtore e Informacionit në Ora News

“Duke qenë se edhe media private kryen shërbim publik, ky ligj do të sigurojë dhe përmirësojë cilësinë mediatike dhe besueshmërinë tek publiku”.

Carlo Bollino themelues i Report TV

“Ligji është siguri edhe për gazetarinë investigative, duke promovuar lirinë e medias dhe rrit luftën kundër fake news”.

Ben Blushi, Drejtor Top Channel

“Ky projektligj është tashmë i konsultuar dhe ai tenton të rregullojë përfundimisht tre aspekte të rëndësishme: raportin e televizioneve në tregun mediatik, raportin e tyre me publikun dhe siguron integrimin e një Bordi Etik pranë çdo medie. Ky bord merr përsipër të luftojë lajmin e rremë. Ky projekt rrit pavarësinë mediatike dhe i ka të gjitha arsyet të miratohet sa më shpejt”.

Kreu i AMA-s Gentian Sala, vlerësoi partneritetin e institucionit me operatorët në treg, duke vlerësuar çdo propozim dhe inciativë që vjen nga grupet e interesit.

“Ky propozim përfshin disa problematika dhe kërkon angazhimin e sa më shumë aktorëve në konsultime,dhe  do të ketë vëmendje maksimale gjatë diskutimit dhe vendimarrjes përkatëse nga Bordi i AMA-s”, u shpreh Sala..

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.32112717628479
array(1) { ["section"]=> string(80) "manjatet-e-mediave-private-duan-para-nga-qytetaret-ja-propozimi-per-ama-n-124178" }