Maqedonia në BE? Pavlopulos vendos KUSHT: Fillimisht të zbatohet... 

Publikuar tek: rajon, më 14:43 11-10-2018 Maqedonia në BE? Pavlopulos vendos KUSHT: Fillimisht të zbatohet...  Prokopis Pavlopulos

Teksa në Maqedoni po diskutohet antarësimi i vendit në BE dhe NATO, presidenti grek Prokopis Pavlopulos theksoi se Maqedonia ka fillimisht disa çështje për të zgjidhur. 

Sipas presidentit grek, Maqedonia duhet të përfundojë procesin e zgjidhjes së emrit, dhe të realizojë ndryshimet kushtetuese. 

"Zgjidhja e çështjes së emrit të bëhet në përputhje me historinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Që të ndodhë kjo, siç kemi thënë qartë dhe është pranuar nga BE dhe NATO, duhet që vendi fqinj t’i bëjë ndryshimet e nevojshme në rendin juridik, para së gjithash në Kushtetutë.

Vetëm kur të përfundojë i gjithë procesi dhe sapo të vërtetohet se ndryshimet kushtetuese i përmbajnë të gjitha garancitë, atëherë mund të ekzistojë ftesë për anëtarësim në NATO apo fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Po ashtu, vetëm atëherë mund të finalizohet përmbajtja e Marrëveshjes mes Greqisë dhe IRJM-së dhe të vijë për ratifikim në Kuvendin grek.” – tha Prokopis Pavlopulos, President i Greqisë, raporton Alsat.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjike, vdes një nxënës i klasës së parë
Kosova anëtare e Samitit të Frankofonisë, Rama: Urime shteti jonë i dytë »
Article Logic
Execution time: 0.0043442249298096
array(1) { ["section"]=> string(69) "maqedonia-ne-be-pavlopulos-vendos-kusht-fillimisht-te-zbatohet-137440" }