Maqedonia pushtohet nga protesta të fuqishme të Opozitës

Publikuar tek: rajon, më 23:47 29-11-2017 Maqedonia pushtohet nga protesta të fuqishme të Opozitës

Protestat kundër hetimeve të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së sot janë zhvendosur para Ministrisë së Drejtësisë.

Në mesin e protestuese përsëri janë krerët e partisë dhe kërkojnë mos-ndëshkimin e kolegëve të tyre, të dyshuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Nga Maqedonia "alsatM" shkruan se, gjykata më herët u ka caktuar paraburgim 30 ditor 13 të akuzuarve për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues” lidhur me natën e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Për gjashtë persona tjerë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Protesta e VMRO-së do të vazhdojë nesër me fillim në orën 18.00 para Gjykatës Penale.

Më shumë në këtë kategori: « Vrau veten se akuzohej për krime luftë, zbulohet profesioni i Slobodan Praljak para se të bëhej ushtarak
»
Article Logic
Execution time: 0.014218807220459
array(1) { ["section"]=> string(63) "maqedonia-pushtohet-nga-protesta-te-fuqishme-te-opozites-101299" }