Maradona në gjendje të rëndë pas fitores së Argjentinës (Video)

Publikuar tek: sport, më 22:16 26-06-2018 Maradona në gjendje të rëndë pas fitores së Argjentinës (Video)

Ylli i futbollit botëror, Diego Armando Maradona është filmuar në gjendje të rëndë pas fitores së Argjentinës në ndeshjen kundër Nigerisë.

 

Maradona, i cili ka shpërthyer nga gëzimi gjatë dy golave të kombëtares argjentinase, është parë të konfrontohet në distancë me disa fansa të cilëve u ka treguar gishtin e mesit.

Megjithatë pas ndeshjes ai është transportuar jashtë shkallëve të stadiumit nga dy persona të cilët e mbajnë nga krahët.

Në media po spekulohet për abuzim me substanca dehëse, deri te gjendje jo e mirë shëndetësore e legjendës së futbollit, shkaktuar nga emocionet e forta për avancimin e Argjentinës nga faza e grupeve.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas dënimit të Xhakës dhe Shaqirit nga FIFA, tifozët rusë bëjnë LIVE shqiponjën
»
Article Logic
Execution time: 0.017354965209961
array(1) { ["section"]=> string(68) "maradona-ne-gjendje-te-rende-pas-fitores-se-argjentines-video-125843" }