Maradona: Nëse Napoli shpallet kampion, do nisem me helikopter

Publikuar tek: sport, më 19:06 12-01-2016 Maradona: Nëse Napoli shpallet kampion, do nisem me helikopter

Diego Armando Maradona ka deklaruar se do të niset me helikopter drejt Italisë në rast se Napoli fiton titullin kampion, të parin pas 26 viteve.

Njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, argjentinasi ishte aktori kryesorë në dy titujt e fituara nga Napoli në vitet 1987 dhe 1990. Nën udhëheqjen e Maradonës, napolitanët kanë fituar fjithashtu Kupën dhe Superkupën e Italisë, si dhe Kupën e atëhershëm të UEFA-së.

“Jam i lumtur për napolitanët e mi, meqë e di sa me emocion e përjetojnë gjithë këtë dhe sa e dashurojnë klubin. Dua të fitojnë titullin e kampionit të Italisë këtë sezon. Nëse ndodh një gjë e tillë do të shkoj me helikopter për festimet”, tha Maradona.

Napoli të dielën si mysafir fitoi bindshëm ndaj Frosinone me rezultat 5 me 1, dhe fitoi titullin e kampionit të vjeshtës në Itali. Në tabelë ka 41 pikë, dy më tepër se Juventusi dhe Interi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kroacia, kundërshtari që mund të hapë dyert e “Loro Boriçit”
Berat Gjimshiti në Serinë A, arrin akordin me skuadrën italiane »
Article Logic
Execution time: 0.020637989044189
array(1) { ["section"]=> string(66) "maradona-nese-napoli-shpallet-kampion-do-nisem-me-helikopter-29825" }