Maria, banorja e Big Brother që vuan nga leucemia kronike

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:23 06-04-2015 Maria, banorja e Big Brother që vuan nga leucemia kronike Maria, banorja e Big Brother mes lotësh teksa tregon për sëmundjen e saj

Maria thotë se ka një arsye që ajo ka ardhur në Big Brother. Çdo herë që bëhet buxheti ajo porosit panxhar, sepse e ka të nevojshëm për shëndetin. Maria nuk do të pranojë asnjë kundërshtim, në lidhje me nevojën e saj për këtë produkt. Ajo e ka mbajtur fshehur këto tre javë, por sot ky fakt u diskutua shumë gjatë bërjes së buxhetit. Duke u nisur nga kjo, Maria e kishte të nevojshme të ndante me banorët gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo tregon se është me leuçemi kronike. Banorët reagojnë menjëherë, duke u shprehur që ata nuk e kishin kuptuar këtë gjë. Eleonora e ka kuptuar e para dhe e ka mbështetur për këtë fakt. Maria vazhdon të tregojë për abortin që ka patur dhe këtë po e tregon për herë të parë në publik. Personi me të cilin ajo ka qenë e lidhur është marrë me trafik lëndësh narkotike në Greqi dhe për këtë gjë ajo është vënë përpara një fakti shumë të vështirë. Të zgjidhte që të firmoste dhe të burgoste atë që donte e të ishte e lirë dhe e pasur, ose të mos firmoste dhe ta vuante dënimin në burg bashkë me të. Ajo zgjodhi të mos pranonte asnjë lloj gjëje dhe e vuajti këtë dënim për 18 muaj.

Sot ajo e kupton se ka sakrifikuar për asgjë, por nuk është penduar. Mes lotëve Maria tregon se gjatë atyre 18 muajve ka humbur fëmijën dhe është sëmurur. Maria deklaron se ajo nuk do të marrë më pjesë në buxhet. Banorët janë të gjithë të prekur dhe dëgjojnë me sy të përlotur Marian. Big Brother 8.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.059202909469604
array(1) { ["section"]=> string(61) "maria-banorja-e-big-brother-qe-vuan-nga-leucemia-kronike-7926" }