Marina Prifti 40 ditë që s’është më, shkrimtarja Nelo i tregon për dy vajzat dhe Stefin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:02 09-01-2016 Marina Prifti 40 ditë që s’është më, shkrimtarja Nelo i tregon për dy vajzat dhe Stefin Marina Prifti dhe mikesha e saj shkrimtare

Marina Prifti, gruaja e Stefi Priftit sot ka mbushur 40 ditët e ndarjes papritur nga jeta duke lënë pas shumë dhimbje e kujtime. Është shkrimtarja dhe poetja Vojsava Nelo, njëkohësisht mikeshë e ngushtë e Marinës ajo që e kujton në këtë ditë ndërsa i “flet” për dy vajzat, Marian dhe Joanën si dhe bashkëshortin Stefi që, siç thotë shkrimtarja, “të tre përbënin universin e Marinës”.

“E dashur Marina, ti sot bëre të dyzetat e tua dhe unë ende nuk arrij ta besoj ikjen tënde kaq të papritur, kaq të beftë. E ndërkohë unë jam ende këtu, tek ky takim që percjell kjo foto, tek kjo mbrëmje e mrekullueshme që ti mrekullisht e realizove. Si për here të fundit. S’ka për të ndodhur më. Fatalisht, jo. E gdhimë Marinë. Të kujtohet?! Marina që nuk je më në jetë. Vendi yt do më mbetet bosh. Sot në të dyzetat e tua, ndjesë që nuk jam kthyer ende në Tiranë e te isha aty, nëviziten time të parë në banesën tënde të fundit. Por sapo të kthehem, ta dish, do të vi. Sot në këtë ditë të dhimbshme u qëndroj pranë vajzave të tua, Maries dhe Joanës. Ngushëlloj Stefin, bashkëshortin tënd, idhullin tënd që aq shumë e doje, aq shumë e çmoje, e, që sëbashku të tre, Vajzat dhe Stefi, përbënin universin tënd, jetën tënde, dashurinë dhe përkushtimin tënd. Lamtumirë Marina! E paharuar në mendjen dhe në zemrën time!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027220010757446
array(1) { ["section"]=> string(92) "marina-prifti-40-dite-qe-s-eshte-me-shkrimtarja-nelo-i-tregon-per-dy-vajzat-dhe-stefin-29564" }