“Marinza”, Braçe ia delegon përgjegjësinë Shalsit: Komisioni i tij përgjegjës për hetimin

Publikuar tek: politike, më 19:36 07-04-2015 “Marinza”, Braçe ia delegon përgjegjësinë Shalsit: Komisioni i tij përgjegjës për hetimin

Kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, Erjon Braçe është shprehur se komisioni që ai drejton nuk ka kompetencë për të hetuar shpërthimin në Marinzë dhe veprimtarinë e kompanisë “Bankers Petroleum”.

Pas një postimi të bërë prej tij në facebook, Braçe u është përgjigjur edhe komenteve që kërkonin prej tij të vepronte në Komision për të dhënat që publikon në profilin e tij, megjithatë deputeti socialist ia ka deleguar këtë përgjegjësi kolegut të tij Eduart Shalsi, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

“Po flet me mua apo me komisionin tjetër? Unë ja them se kam për gjë, por është përgjegjësi tjetër… Duhet të kuptosh që komisioni përgjegjës për këtë është tjetër, jo komisioni që unë drejtoj”, u përgjigjet Braçe komentuesëve në profilin e tij.

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin i drejtuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi, ka si fusha përgjegjëse bujqësinë, industrinë, telekomunikacionet, turizmin, rregullimin e territorit, tregtinë dhe mbrojtjen e mjedisit, ndërsa Komisioni për Ekonominë dhe Financat që drejtohet nga Braçe, mbulon fushat e politikave ekonomike, buxhetit të shtetit dhe mbikëqyrjen e zbatimit të tij, financat publike, privatizimet dhe sistemin bankar.

Pak ditë më parë një shpërthim gazi i ndodhur në Marinzë të Fierit, e ka kthyer zonën pothuajse të pabanueshme për qytetarët, ndërsa janë shtuar gjithnjë e më shumë zërat kundër kompanisë Bankers Petroleum për mënyrën e operimit të saj në këtë zonë.

Postimi i Erjon Braçes:

Bankers nisi të flas

Dhe kjo është gjë e mirë!!

Nuk ndjehem aspak keq që një email peër mua i është shpërndarë gjerësisht medias. Këtë kërkova në fund të fundit; Bankers t’i fliste publikut!!

Përtej këtij fakti dua të sqaroj disa gjëra formalisht;

E para

Të gjitha njoftimet që Bankers pretendon në 1 prill e ditët në vijim e që sipas saj i drejtohen publikut, nuk janë gjëkundi, duke nisur me faqen zyrtare të kompanisë; Transparenca për ngjarjen nis këtu!

E dyta

Unë e çmoj shumë angazhimin parësor të Bankers ditën e shpërthimit-shpëtimin e jetëve njerëzore, por që nuk pati viktima ndër banorë atë ditë ishte thjesht fat, jo punë e Bankers; punë e Bankers ishte një operacion i përgjegjsheëm dhe i sigurt, për punëtorët së pari dhe banorët në zonën e operimit; Kjo nuk rezultoi të ishte e tillë!

E treta

Unë nuk mund të pranoj faktin që Bankers nuk merr përsipër as pergjegjësinë më të vogël për çfarë ka ndodhur ditën e shpërthimit; Operacioni ka qenë i saj, pretenduar me kontrollin automatik e kompjuterik më të avancuarin që mund të gjendet dhe shpërthimi nuk mund të justifikohet me rastësi numrash e ngjarjesh-në 9 puse nuk ndodhi dhe tek njëri rastisi; Jo! Operacioni hidrokarbur ishte i Bankers dhe Bankers është tërësisht përgjegjës për operacionin dhe pasojat dramatike të tij!

E katërta

Edhe pas këtij email-i unë ende nuk kam një shpjegim të qartë e shterrues për teknologjinë e përdorur nga Bankers në operacionet e saj, posaçërisht edhe në këtë rast. Mbi të gjitha a është kjo teknologji në standard me industrinë kudo në zona naftëmbajtëse e më shumë se kaq, cilat janë pasojat e kësaj teknologjie në shtresat nëntokësore, mbi to në mjedis, pastaj për njerëzit, shëndetin tërësor, jetën, pronën e punën e tyre? Interesi publik nuk mund të tkurret tek interesi tregtar i Bankers, për mu anis nga shqiptarët, siguria dhe përfitimet e tyre!

E pesta

Bankers vijon të pretendojë se ka investuar nëe 10 vite në mënyrë konstante çdo vit deri në 1.2 miliard dollare! Ky pretendim është një problem i madh kur flasim për përfitimet e shqiptarëve; Shpenzimet janë elementi kyç në atë faktorin e famshëm kontraktual sipas të cilit ne ende nuk marrim tatim fitimi nga aktiviteti tregtar i Bankers Petroleum, ndaj duhen prova. Qartësisht- faturat, një më një deri sa të bëhen 1.2 miliard dhe Bankers e ka të vështirë të vërtetojë këtë!

E gjashta

Bankers pretendon se i ka dhënë shtetit shqiptar 500 milion dollarë në formën e tatimeve dhe taksave, vlerën e prodhimit me ndarje për Albpetrol etj; Kam kërkuar të verifikohet nga institucionet kjo shifër, por kjo nuk mund të kompleksojë asnjë, mua jo e jo por edhe cilindo institucion që duhet të bëj detyrën e tij ligjore për rastin në fjalë por edhe për gjithë veprimtarinë e Bankers.

Thënë këtë më duhet ta çoj të vërtetën deri në fund:

Bankers në 10 vite ka patur të ardhura bruto 2.395.389.000 dollarë!

Konkretisht:

Në vitin 2005 - 13,389 milionë dollarë, '06 - 31,586 milionë dollarë, '07 - 61,289 milionë dollarë, '08 -110,253 milionë dollarë, '09 - 86,614 milionë dollarë, '10 - 170,376 milionë dollarë, '11 - 339,918 milionë dollarë, '12 - 432,138 milionë dollarë, '13 - 566,386 milionë dollarë, '14 - 583,120 milionë dollarë.

Fakt: Tatim fitimi nga i gjithë ky aktivitet është zero! (Edhe për këtë kam kërkuar përgjigje me shkrim)

Në fund:

Bankers thotë se është angazhuar me autoritetet vendore për të paguar dëmet e shkaktuara në shtëpitë e banorëve! Në bazë te cilit standard? Meqë për gjithçka është referuar standardi.

Nga gjithë informacioni qe unë kam, zona ku ka ndodhur shpërthimi është kthyer në të pabanueshme. Unë nuk e di kush do ta marrë përsipër t’i kthejë banorët atje për të jetuar, për më tepër kur prona e tyre, toka që është elementi kyç për jetën dhe ekonominë e tyre nuk është e sigurt si e qëndrueshme dhe as productive me për bujqësi e blegtori.

Përtej kësaj, ky nuk mund të jetë një proces i varur nga Bankers. Bankers ka dëmtuar deri në katastrofë dhe ka veç një detyrim: të paguajë! Shteti mbron interesat e banorëve, shteti duhet të bëj punët e tij dhe vetëm shteti duhet të vendosë të kthejë apo zhvendosë njerëzit prej asaj zone. Bankers jo. Bankers duhet të paguaje. Gjykata duhet të vendosë deri në ç’nivel duhet të paguajë. Dhe e gjitha duhet të jetë transparente deri në fund.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Malltezi: Elbasani do bëhet si Marinza, ministria përgjegjëse
PD: Ja dy emrat e akuzuar për përdhunim e falsifikim që punojnë si doganier e IT »
Article Logic
Execution time: 0.019064903259277
array(1) { ["section"]=> string(90) "marinza-brace-ia-delegon-pergjegjesine-shalsit-komisioni-i-tij-pergjegjes-per-hetimin-8088" }