Mark Frroku zëvendësohet në Kuvend nga një femër, por… askush nuk e njeh

Publikuar tek: politike, më 17:30 26-11-2015 Mark Frroku zëvendësohet në Kuvend nga një femër, por… askush nuk e njeh

Deputeti Mark Frroku ka vendosur që të tërhiqet nga mandati i fituar në zgjedhjet e vitit 2013 përpara se Gjykata Kushtetuese të dalë me një vendim.

I dyti në listën e Partisë Kristian-Demokrate të Shqipërisë për qarkun e Shkodrës është Arben Frroku, vëllai i Markut, por ai nuk mund të përfitojë mandatin e deputetit për shkak se është dënuar nga Gjykata e Apelit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dhe tashme ndodhet në arrati.

Për këtë arsye, madati i deputetit i PKD-së i kalon kandatit të tretë në listë dhe bëhet fjalë për një femër të quajtur Mirela Ferracaku.

Për zonjën Ferracaku nga një kontroll i shpejtë i kryer nuk rezulton asnjë artikull i shkruajtur për të, dhe emri i saj është përmendur vetëm në rastet kur është diskutuar heqja e mandatit për Frrokun. As në rrjetet sociale nuk ekziston ndonjë profil me këtë emër, duke lënë mister të kaluarën, profesionin apo përgatitjen e deputetes së re të Kuvendit të Shqipërisë. 

Lexo edhe: Vendim i papritur i Mark Frrokut: Heq dorë nga mandati i deputetit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vendim i papritur i Mark Frrokut: Heq dorë nga mandati i deputetit
Deputetja më e re e Kuvendit me shkollë të mesme, ja kush është Mirela Ferracaku »
Article Logic
Execution time: 0.034510135650635
array(1) { ["section"]=> string(76) "mark-frroku-zevendesohet-ne-kuvend-nga-nje-femer-por-askush-nuk-e-njeh-26348" }