Mark Marku përplaset me Sali Berishën, Ish-kryeministri: Mark, gjërat ishin ndryshe…

Publikuar tek: politike, më 08:10 18-02-2016 Mark Marku përplaset me Sali Berishën, Ish-kryeministri: Mark, gjërat ishin ndryshe… Mark Marku dhe Sali Berisha

Mark Marku, ish-deputeti demokrat përplaset me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ditën e djeshme, gjatë përkujtimit të Lëvizjes së Studentëve, duket se dy demokratët nuk kanë qenë dhe aq dakord për mënyrën se si duhet parë akti i studentëve të shkurtit 1991. Marku ka dhënë dorëheqjen e tij nga Partia Demokratike shumë kohë më parë. Debati është zbardhur nga ‘’Shekulli’’.

DEBATI

Berisha:Kishit përgatitur parullën te sheshi, do të shkruante të rrëzojmë shtatoren. Rajmonda Bulku, që kam këtu erdhi me të gjithë Tiranën dhe merr fjalën duke thënë: Shkojmë te sheshi. Dhe kështu bënë, shkuan drejt sheshi, duke rrëzuar shtatoren e Enverit. Ishte një akt heroic.

Marku:Unë do të falenderoja të gjithë studentët e grevës së urisë që janë këtu të pranishëm. E di pse i vlerësoj? Sepse e kanë bërë grevën dhe nuk preferojnë të flasin. Edhe unë do të doja të mos flisja që të jem po aq i ndershëm sa ata. Më ka pëlqyer gjithmonë ajo pjesë e njerëzve që bëjnë akte njerëzore dhe nuk dalin më pas të luajnë rolin e heroit. Mesazhi që doja të jepja sonte ka të bëjë me deheroizimin e atyre studentëve që bënë grevën e urisë, pasi mendoj se kjo është dhe forma më e mirë për të reflektuar ndaj nevojave që ka vendi. Deheorizimi është mëse i nevjoshëm në këto momente. E para, unë dua të rithem, se të bësh një veprim siç bëmë ne 25 vjet më parë, nuk ka qenë aq e rrezikshme sa është thënë këto 25 vite. Është tepruar sa herë që është thënë se ne kemi rrezikuar veten, kemi sakrifikuar veten, pasi dihet se kemi qenë të bindur se asgjë e keqe nuk do të na vinte pas grevës. Kemi qenë disa të rinj që nuk e kemi përfillur mekanizmin e diktaturës dhe të them të drejtën ishim të bindur se nuk do të na ndodhte asnjë e keqe. Greva është bërë në mënyrë shumë sportive. Kemi qenë një grup shokësh, vendosëm të hynin në grevë. Nuk ishim kamikazë dhe as nuk e kemi menduar se do të vdisnim.

Berisha: Mark, gjërat ishin ndryshe për ata që ishin brenda dhe ndryshe pë rata që e shihnin nga jashtë, kishte aty në mënyrë absolute një dimension heroiktë paparë, i cili qëndronte në çfarë? Qëndronte në vendosmërinë. Ju them këtu se nëse PD ju thoshte këtyre, dilni nga greva, këta kurrë nuk do të dilnin. Ne shkuam dhe ju thamë të pranoni, sepse u nda universiteti në katër pjesë dhe kishim hallin e këtyre. Por kur çoi Ramiz Alia dy të dërguarit e tij me dekret për heqje emri, këta ia kthyen sepse nuk kishte numër protokolli. Kjo ishte një vendosmëri që të çonte drejt flijimit dhe në këtë aspect për mua këta janë heronj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gara në PS, Ben Blushi nis nga Korça takimet me bazën socialiste
Qeveria plan sekret, do rrisë me 5% numrin e zyrtarëve të arrestuar »
Article Logic
Execution time: 0.02521800994873
array(1) { ["section"]=> string(86) "mark-marku-perplaset-me-sali-berishen-ish-kryeministri-mark-gjerat-ishin-ndryshe-32876" }