Mark Zuckerberg ju kërkon të lexoni librin e dijetarit mysliman “Muqaddimah”

Publikuar tek: kulture-art, më 21:36 14-06-2015 Mark Zuckerberg ju kërkon të lexoni librin e dijetarit mysliman “Muqaddimah”

Në vitin 2015 Mark Zuckerberg hapi “Klubin e Librit” dhe i propozoi miliona ndjekësve të tij që një herë në dy javë të lexojnë një libër të propozuar nga ai dhe të diskutojnë së bashku.

Librat e zgjedhur deri më tani nga Zuckerberg kanë qenë të fokusuara te idetë e mëdha që influencojnë shoqërinë dhe biznesin. Ato kanë qenë zgjedhje bashkëkohore. Por në librin e 11-të të propozuar për ndjekësit e tij, Zuckerberg ka zgjedhur “Muqaddimah”, shkruar në 1377 nga historian mysliman Ibn Halduni.

“Muqaddimah” që pëkthehet “Prezantimi” është një përpjekje e hershme larg paragjykimeve të të dhënave historike për të gjetur elemente universale në përparimin e njerëzimit.

Qasja revolucionare shkencore ndaj historisë e Haldunit e ka bërë atë një nga mendimtarët themelor të sociologjisë moderne dhe historiografisë.

Një nga historianët më me ndikim i shekullit të 20-të Arnold J. Toynbee  e quan “Muqaddimah” "një filozofi e historisë, e cila është padyshim është puna më e madhe e këtij lloji e krijuar nga çdo mendje në çdo kohë apo vend".

“Kjo është një histori e botës shkruar nga një intelektual i cili ka jetuar në vitet 1300. Ai fokusohet te shoqëria dhe rrjedha e kulturës, duke përfshirë krijimin e qyteteve, politikën, tregtisë dhe shkencës”, shkruan Zuckerberg.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Orkestra e Televizionit Shqiptar luan në Francë për Rezistencën Iraniane kundër diktaturës
5 vite nga ikja e Bekim Fehmiut, aktori i parë shqiptar në Evropën Lindore »
Article Logic
Execution time: 0.015134811401367
array(1) { ["section"]=> string(80) "mark-zuckerberg-ju-kerkon-te-lexoni-librin-e-dijetarit-mysliman-muqaddimah-13583" }