Marka ndërkombëtare e hotelerisë Hyatt tashmë edhe në Shqipëri, Kastrati nënshkruan marrëveshjen

Publikuar tek: aktualitet, më 16:35 06-12-2018 Marka ndërkombëtare e hotelerisë Hyatt tashmë edhe në Shqipëri, Kastrati nënshkruan marrëveshjen

Dita e 6 dhjetorit solli një ndër eventet më të rëndësishme përsa i përket zhvillimit të turizmit dhe biznesit në Shqipëri. 

Grupi Kastrati nëpërmjet një ceremonie nënshkrimi njoftoi bashkëpunimin me markën ndërkombëtare të hotelerisë Hyatt për të sjellë “Hyatt Regency and Residences Tirana”, duke përmbyllur kështu atë që mund të konsiderohet si ndër vitet më të suksesshme të turizmit në vendin tonë.

Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Zëvendës Presidentit të grupit, Zotin Leonard Kastrati i cili u shpreh mëse optimist për këtë bashkëpunim si pjesë e vazhdës së gjatë të shumë të tjerave me partner ndërkombëtar dhe vendas që Grupi Kastrati ka realizuar përgjatë 27 viteve në treg.

Fjalën e mbajtën e edhe Zëvendës Presidenti i Hyatt Hotels Corporation, Zoti Aoyama Takuya, Zoti Blendi Klosi dhe Kryeministri i Shqipërisë, Zoti Edi Rama, i cili e vendosi theksin te zhvillimi i turizmit shqiptar.
Ceremonia u përmbyll me nënshkrimin e marrëveshjes midis Presidentit të Grupit Kastrat, Zoti Shefqet Kastrati dhe Zëvendes-Presidentit të Hyatt Hotel Corporation.

Tashmë Shqipëria do jetë pjesë e një prej rrjeteve më të mëdha në botë, duke kombinuar mikpritjen shqiptare me standartet më të mira ndërkombëtare, dhe duke ofruar një oaz të cilësisë dhe shërbimit në zemër të qytetit, si për udhëtarët e biznesit, ashtu dhe për eksploruesit.

Hyatt Regency and Residences Tirana do të jetë një destinacion i përzgjedhur mikëpritje me 5 yje, ideal për vizitorët në kërkim të akomodimit elitar. Me 151 dhoma, bare dhe resotorante, sallën më të madhe të eventeve në vend dhe shërbim të shkëlqyer, Hyatt Regency and Residences Albania do të ofroj një eksperiencë të paharrueshme qëndrimi.

Ky partneritet midis një prej shoqërive më të mëdha shqiptare dhe një firme që konsiderohet botërisht si etalon i cilësisë, sjell jo vetëm një emër kaq të njohur dhe një investim kaq të rëndësishëm, por dhe një model të ri biznesi i cili do ndikojë drejtpërdrejtë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në Shqipëri.

Grupi Kastrati është një shoqëri private shqiptare e themeluar në vitin 1991, e cila operon në më shumë se 12 sektorë të ndryshëm ekonomik në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke punësuar më shumë se 3’000 punonjës. Gjerësisht i njohur si lider i tregtimit të hidrokarbureve me shumicë dhe pakicë, Kastrati operon edhe në: industrinë e sigurimeve, ndërtim dhe real-estate, turizëm urban, industrinë e rishitjes së automjeteve, retail, reklamim, etj.  Grupi Kastrati njihet si një partner i besuar biznesi i cili përkushtohet të ofroj shërbime dhe produkte të cilësisë më të mirë, risi dhe inovacion, si edhe kontribut të vlefshëm në komunitetet ku vepron.

Hyatt Hotel Corporation është një rrjet ndërkombëta hotelerie, i cili numëron 14 marka hotelesh, si edhe 750 hotele në 55 vende të ndryshme në 6 kontinente.

hgj.png

jghk.png

rhyut.png

tghfg.png

eset.png

hgf.png

tyjy.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Bravooo studenta’, Jozefina Topalli: Protestojnë  kundra qeverisë dhe oligarkëve; kundra tradhëtise së opozitës
Kërkohej për kanosje, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.004439115524292
array(1) { ["section"]=> string(102) "marka-nderkombetare-e-hotelerise-hyatt-tashme-edhe-ne-shqiperi-kastrati-nenshkruan-marreveshjen-144164" }