Marko Caka, shqiptari që luan në krah të Di Caprio, De Niro, e Pitt

Publikuar tek: kulture-art, më 16:40 20-02-2015 Marko Caka, shqiptari që luan në krah të Di Caprio, De Niro, e Pitt Aktori shqiptar Marko Caka

Marko Caka, emigroi drejt Greqisë si një djalosh shqiptar i zakonshëm, në kërkim të një  jete më të mirë por tashmë është një aktor i jashtëzakonshëm në skenën e Hollywood-it. Iku në greqi, vazhdoi studimet për gazetari por kriza ekonomike e detyroi të gjente dyert e SHBA-së ku nisi të punonte si kamarier. Pamja tërheqëse e tij, bëri që shumë aktorë të hollywood-it t’i vinin në dukje faktin që dikush si ai mund të përbënte interes për publikun. Tani ai punon me Steven Spielberg dhe Martin Scorsese me të cilët, siç thotë vetë Caka, është fat i madh të punosh.

Në një intervistë dhënë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ai ka rrëfyer udhëtimin e tij të gjatë të një emigranti gazetar që u bë aktor Hollywoodi falë pasionit, talentin dhe punës së tij të përkushtuar.

I pyetur në lidhje me shkrimin më të vështirë që i është dashur të botojë gjatë karrierës së tij gazetareske, Marko Caka ka përmendur shkrimin ku historianët grekë pranonin genocidin ndaj çamëve.

“Me këtë shkrim të rrallë unë luajta me zjarrin në zemër të Greqisë”, thotë Caka.

“Jeta ime tani eshte lidhur me kinematografine amerikane, dhe ndjehem krenar qe si shqiptar brenda harkut kohor, 9 mujor jam afer Top 10000 i starmeter IMDB (enti mates i vleresimit te artisteve, aktoreve, kengetare, dhe filmave ne rang boterore. Dhe sa më poshte bie starmeteri aq më tepër joshesh nga agjencite prestigjoze hollivudiane. Dhe që tani duke parë suksesin tim në rritje, me anë të këtyre agjencive vazhdimësia është lidhur në disa role të vogla në disa projekte të prodhimit hollivudian. Këtë vit jam në  dy filma të mëdhenj si “Batman v Superman : Daën of Justice ” ne rolin e reporterit pranë, Ben Affleck, Amy Adams dhe në filmin “Money Monster” si i përzgjedhur special i aktorës së famshme, producentes Jodie Foster ku do të luaj një rol suportues pranë yjeve George Clooney e Julia Roberts. Gjatë muajit maj do të dalë premiera e filmit me metrazh të shkurtër promovues i Martin Scorseses “The audition ” ku në kastin e këtij filmi kam privilegjin të radhitem pranë emrave Leonardo Di Caprio, Robeert De Niro e Brad Pitt,”-rrëfen aktori në intervistën e tij.

E gjitha kjo i ka shtuar shpresat Marko Cakës për të qenë një nga aktorët e preferuar të Scorseses në filmat e tij të ardhshëm.

Caka ka luajtur 25 filma në vetëm brenda një viti, një rekord ky për një aktor të ri.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Petri Bozo organizon “Miss Globe” në Kanada
Pasazhe nga historia e teatrit “Migjeni” »
Article Logic
Execution time: 0.02347207069397
array(1) { ["section"]=> string(69) "marko-caka-shqiptari-qe-luan-ne-krah-te-di-caprio-de-niro-e-pitt-3980" }