Marku: Arsimi i Lartë s’është mall. Ja pse projektligji duhet refuzuar

Publikuar tek: politike, më 10:16 20-07-2015 Marku: Arsimi i Lartë s’është mall. Ja pse projektligji duhet refuzuar Mark Marku

Mark Marku ka refuzuar sot projektligjin e Arsimit të Lartë. I ftuar në tryezën e Partisë Demokratike, ish-deputeti i djathtë dhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit ka dhënë argumentet e tij pse ky projektligj duhet refuzuar. Nuk reformon sistemin, është ideuar nga një grup interesi me financim dhe korrupsion, është antikushtetues dhe cënon lirinë akademike. Këto janë disa nga arsyet që sjell Marku në analizën e tij.

“Ne nuk e shikojmë sistemin e Arsimit të Lartë thjesht si një treg, apo mall, që i shesim, i falim, apo trafikojmë. Ne e shohim si një nënsistem të shoqërisë shqiptare. Nëse shkatërrojmë këtë, praktikisht kemi shkatërruar shoqërinë. Ne e shohim si sistem që investohet pa fituar, por për fituar në mënyrë afatgjatë.

A e reformon Arsimin e Lartë? Mendoj që jo. Kurthi i parë është analiza e sistemit, me projektligjin reflektohet një mosnjohje e sistemit. Çfarë të dhënash kanë patur? Sa % e studentëve punësohen? Sa ekselentë punësohen?

Në fakt e shkatërron administrata, që s’vendoset një kriter i punësimit të studentëve me notë 9 apo 10. Më shumë se sa ne nuk është askush i intersuar ta reformojë. Ne kemi qenë bashkëpunues, I jemi përgjigjur me seriozitetin maksimal qeverisë. Të gjitha departamentet dhe këshillat dhe forumet, kemi dërguar vërejtje të detajuar dhe të specializuar. Fakulteti Ekonomik për anën ekonomike, Juridiku për anën juridike. E kemi marrë seriozisht qeverinë se menduam që do e perfeksiononte sistemin.

Ne kemi nxitur një debat publik për këtë. Një projektligj mund të jetë produkt i një grupi mediokër por nëse debatohet publikisht mund të përmirësohet. Nuk ka arsye që për kokëfortësi të vazhdohet. Nuk e reformon sistemin. Është propagandë e pastër që thuhet se e reformon.

Ne e dimë që opozita nuk e përmbys rezultatin në Parlament. Votimi është nesër dhe numrat i kanë. Unë jam pak skeptik për mënyrën si ka vepruar opozita: hezituese, s’ka kuptuar rrezikun, është krijuar ideja sikur gjithçka është ok. Skemi parë qëndrim opozitar për projektligjin. S’kërkojmë të njëjtin qëndrim si ne se jemi grup interesi, por e kemi dashur një qëndrim më të qartë.

Ky projektligj e dëmton në thelb sistemin legjislativ. Është e tmerrshme, një grup interesi me pak para, të arrijë të implementojë interesat e veta në një projektligj.Shumë rrallë ka ndodhur në Parlament, që me financim dhe korrupsion, duke kompromentuar çdo aktor që ngre zërin ta shkatërrojë sistemin dhe ta shndërrojë në projektligj.

Është Antikushtetues. Është ligj i pabarabartë. Shkel barazinë e qytetarëve. Ne financojmë vetëm nivelin e parë të studimeve. Çfarë do të thotë kjo, i dyti s’është pjesë?! Në çdo  vendim vendos Senati, këto duhet të miratohen nga Bordi I Administrimit.

Ky ligj nuk mund të përmirësohet. Ky ligj vetëm refuzohet. Universiteti publik është i gjithë kundër, përjashto disa persona që janë pro për shkak të militantizmit, vërtet qeveria e ka shumicën në qytete dhe fshatra, po aty ku do implementohet ligji ka kundërshtimin. Ne do ta vazhdojmë rezistencën tonë se s’kemi ndërmend t’I dorëzojmë liritë e fituara.

S'kemi ndërmend që të drejtën për të menduar t’ia dorëzojmë qeverisë, s’kemi ndërmend t’ia vëmë punën shkencore në funksion qeverisë për ta vlerësuar kush është e mirë, kush e keqe. S’kemi ndërmend të negociojmë, se shkatërrojmë profesionin tonë”, argumentoi Mark Marku.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Projektligji për Arsimin e Lartë uniformizon klientelizmin, gjithçka centralizohet te Rama “Kryerektor”
Argumentet e Fugës pse projektligji për Arsimin e Lartë duhet hedhur poshtë »
Article Logic
Execution time: 0.022210836410522
array(1) { ["section"]=> string(74) "marku-arsimi-i-larte-s-eshte-mall-ja-pse-projektligji-duhet-refuzuar-16591" }