Marku shkarkon Petrit Fushën, në krye të prokurorisë së Tiranës, vjen Rreshka

Publikuar tek: barometri, më 08:26 30-12-2017 Marku shkarkon Petrit Fushën, në krye të prokurorisë së Tiranës, vjen Rreshka

Kryeprokurorja Arta Marku vazhdon furtunën e ndryshimeve në prokurori, në vetëm dy javët e para të marrjes së detyrës.

Kështu Marku, sapo ka shkarkuar Prokurorin e Tiranës Petrit Fusha duke emëruar drejtor të komanduar Dritan Rreshkën. Fusha ishte emëruar më parë nga Adriatik Llalla por nga sot Prokuroria e Tiranës do të drejtohet nga Dritan Rreshka.

Ky është ndryshimi i tretë i Markut në krye të prokurorisë. Pak minuta më parë Marku ka larguar prokuroren Rovena Gashin e cila drejtonte zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në vend të Gashit ka vendosur Arqile Koçën, kandidat për kryeprokuror. Sakaq, Gashi është caktuar prokurore pranë Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Zëvendësimi i parë i Arta Markut, ishte posti i shefit të kabinetit të kryeprokurores ku është  zgjedhur Alketa Zyfia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022674083709717
array(1) { ["section"]=> string(82) "marku-shkarkon-petrit-fushen-ne-krye-te-prokurorise-se-tiranes-vjen-rreshka-104898" }