Marrëveshja/ 5 milionë euro nga qeveria gjermane për Kreditë Rurale në sektorin bujqësor

Publikuar tek: ekonomi, më 10:33 25-09-2018 Marrëveshja/ 5 milionë euro nga qeveria gjermane për Kreditë Rurale në sektorin bujqësor Foto nga takimi

Nënshkruhet marrëveshja dypalëshe Shqipëri – Gjermani, mbi Fondin e Garancisë së Kredive Rurale për sektorin bujqësor.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi dhe ambasadorja gjermane e akredituar në Tiranë,

Susanne Schütz kanë nënshkruar sot në ambientet e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural marrëveshjen mbi Fondin e Garancisë së Kredive Rurale, për të lehtësuar kreditimin dhe financimin e fermerëve shqiptare.

Marrëveshja parashikon kredi më të mëdha dhe me afate maturimi më të gjata për fermerët shqiptarë. Në fjalën e tij ministri Peleshi falenderoi qeverinë gjermane, që nëpërmjet Bankës gjermane KfW dhe GIZ ka mbështur sektorin bujqesor, duke e cilësuar si një lidere dhe koordinatore shumë e rëndësishme për zhvillimin rural të Shqipërisë dhe kryesisht për ndihmesën ndaj fermerëve të vegjël.

“Ky është një moment i rëndësishëm në fakt, një ceremoni e thjeshtë, por që i jep rrugë një programi, që pason një program të mëparshëm të mbështetjes përmes Fondit të Garancisë së Kredive Rurale, nga KfW për fermerët, kryesisht për fermerët e vegjël, pra ata që kanë ferma të vogla.  Programi i parë ka patur vlerën rreth 3 milionë euro, kanë përfituar 1000 fermerë, ndërsa ky program ka një vlerë më të madhë rreth 5 milionë euro. Krahasuar me totalin e buxhetit apo mbështetjes buxhetore të programeve të tjera siç është IPARD-i, duket sikur është një shumë modeste, por më fakt, fokusi i këtij programi bën që numri i përfituesve të jetë shumë i lartë. Ne presim të që të kemi mbi 1000 fermerë përfitues.”

Në fund të muajit qershor, ministri Peleshi në prani të ambasadores së Delegacionit Evropian në Tiranë, bëri të njohur “Fondin e garancisë për kreditë rurale” një instrument financimi dhe kreditimi për sektorin bujqesor, i finacuar nga BE, KfW dhe Qeveria e Shqipërisë. Ky fond gjatë viteve 2015-2017, ka dhënë rreth 1000 kredi, për një vlerë mbi 3 milionë euro. Nëpërmes Fondit të Garancisë fermerët nëpërmjet kredive të ofruara me kushte lehtësuese, të mbulojnë pjesën e mbetur të financimit që nuk mbulohet me grantet e përfituara si në rastin e Skemës Kombëtare të Mbështetjes Financiare.

Gjatë fjalës së saj ambasadorja gjermane znj. Susanne Schütz u shpreh se me ndhmën e Fondit të Garancisë do të krijohen vende të reja pune në sektorin e bujqësisë gjë që do të sjellë dhe përmirësimin e kushteve në zonat rurale.

“Që të mund t’i përgjigjemi kërkesës në rritje për kredi, Fondi i Garancisë së Kredive Rurale ka nevojë për një kapital të ri. Ndaj me kënaqësi bëj me dije se Qeveria Federale ka venë edhe 5 milione euro të tjera në dispozicion të këtij fondi. Këto para do të përdoren për rritjen e kapitalit të garancisë, kështu që tanimë do të jenë më shumë klientë që do të mund të marrin kredi. Gjithashtu ne do të financojmë një ekspert në funksion të sensibilizimit të bankave partnere për nevojat specifike të Sipërmarrjeve të vogla e të Mesme në zonat rurale. Kjo bën të qartë që përmes Fondit të Garancisë së Kredive Rurale, ne mund t’i bëjmë ballë me sukses vështirësive në kredimarrje të sipërmarrjeve të vogla në zonat rurale.”

FJALA  E PLOTË:

Ky është një moment i rëndësishëm në fakt, një ceremoni e thjeshtë, por që i jep rrugë një programi, që pason një program të mëparshëm të mbështetjes përmes Fondit të Garancisë së Kredive Rurale, nga KfW për fermerët, kryesisht për fermerët e vegjël, pra ata që kanë ferma të vogla.  Programi i parë ka patur vlerën rreth 3 milionë euro, kanë përfituar 1000 fermerë, ndërsa ky program ka një vlerë më të madhë rreth 5 milionë euro. Krahasuar me totalin e buxhetit apo mbështetjes buxhetore të programeve të tjera siç është IPARD-i, duket sikur është një shumë modeste, por më fakt, fokusi i këtij programi bën që numri i përfituesve të jetë shumë i lartë. Ne presim të që të kemi mbi 1000 fermerë përfitues. Unë dua dhe njëherë të falenderoj qeverinë gjermane, ambasadoren, GIZ dhe KfW, dy instrumente shumë të rëndësishëm të mbështetjes gjermane në Shqipëri, jo vetëm sepse janë liderë dhe koordinatorë të gjithë ndihmës së huaj për bujqësinë, por edhe sepse kanë qenë veçanërisht të fokusuar tek ata që në angisht i quajmë “smallholders”, por bëhet fjalë për fermerët e vegjël. Më kujtohet që në ditët e para të punës si ministër kam marrë një letër nga amabasadorja pas takimit që kemi patur, ku më sillte në vëmendje ndjëshmërinë për fermerët e vegjël. Duke kujtuar që 89 % e fermerëve në Shqipëri kanë më pak se 2 hektarë tokë, pra konsiderohen fermerë të vegjël. Jam i bindur që ky program do jetë po aq i sukseshëm sesa programi i parë. Gjetjet e këtij programi, pra mësimet që mësuam nga programi i kaluar dhe nga ky program padyshim do të na vlejnë edhe për të zgjeruar pastaj mbështetjen financiare përmes IPARD-it që është sfida jonë e madhe për të absorbuar. Edhe njëherë shumë faleminderit për prezencën tuaj. Shumë faleminderit Ambasadore!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PËRMBARUESIT moratorium për bojkot të bankave: Ahmetaj dhe Gjonaj kanë ndryshuar udhëzimin e tarifave në favor të...
»
Article Logic
Execution time: 0.0044999122619629
array(1) { ["section"]=> string(94) "marreveshja-5-milione-euro-nga-qeveria-gjermane-per-kredite-rurale-ne-sektorin-bujqesor-135535" }