Marrëveshja e detit, Bushati letër presidentit Meta: Të fillojmë zyrtarisht negociatat me Greqinë

Publikuar tek: politike, më 15:40 14-02-2018 Marrëveshja e detit, Bushati letër presidentit Meta: Të fillojmë zyrtarisht negociatat me Greqinë

Ministri për Europën dhe  Punët e Jashtme Ditmir Bushati i ka dërguar një letër presidentit të Republikës Ilir Meta. 

Mësohet se Bushati me anë të letrës ka kërkuar Plotfuqishmërinë në lidhjen me një marrëveshje të pritshme me Greqinë.

Sakaq, Bushati ka kërkuar të fillojnë zyrtarisht negociatat me shtetin grek për çështjet dy palëshe.

Kujtojmë që letra e ministrit Bushati vjen disa ditë pas deklaratës së presidentit, se nga qeveria nuk ka mbërritur asnjë kërkesë për Plotfuqishmëri lidhur me negociatorët për marrëveshjen e detit.

Më shumë në këtë kategori: « Zonat e bllokuara në Librazhd, Balla dhe Qendro inspektim mes dëborës
Për Shën Valentin, Meta shkon në Çorovodë, inaguron investimin e rëndësishëm (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.0034270286560059
array(1) { ["section"]=> string(102) "marreveshja-e-detit-bushati-leter-presidentit-meta-te-fillojme-zyrtarisht-negociatat-me-greqine-110242" }