Marrëveshja Shqipëri-Kinë: Qeveria Kineze, grant ekonomiko-teknik 10 milion Juanë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:30 06-06-2016 Marrëveshja Shqipëri-Kinë: Qeveria Kineze, grant ekonomiko-teknik 10 milion Juanë

Në ambientet e Këshillit të Ministrave paraditen e së hënës, në prani të Zv.Kryeministrit Niko Peleshi, dhe të Zv/Kryeministrit kinez, u nënshkrua marrëveshja për “Akordimin e grantit ekonomiko-teknik” ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës.

Marrëveshja konsiston në vënien në dispozicion nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për palën shqiptare të një granti me vlerë 10 milion Juanë për pajisje bujqësore dhe objekte të tjera në ndihmë të Shqipërisë.

Për palën shqiptare,  marrëveshja u nënshkrua nga Ervin Mete, Zv. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe për palën kineze, marrëveshja u nënshkrua nga Sh. S. Jiang Yu, Ambasadore e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore te Kinës në Republikën e Shqipërisë.

 Peleshi falënderoi palën kineze për grantin 10 milion RMB, për makineritë bujqësore duke e konsideruar këtë mbështetje si një tjetër hap konkret nga pala kineze, për asistencën e saj në drejtim të modernizimit të sektorit të bujqësisë në vendin tonë.

Gjithashtu Peleshi informoi palën kineze se pala shqiptare ka dorëzuar draft-marrëveshjen e ndërsjelltë për lehtësimin e vizave për kategorinë e turistëve dhe biznesmenëve, të të dy vendeve, e cila pritet ti shërbejë ndjeshëm rritjes së numrit të turistëve dhe investitorëve kinezë në Shqipëri.  

Takimet e niveleve të lartë politike kanë rikonfirmuar rëndësinë që dy qeveritë tona i kanë kushtuar bashkëpunimit dhe gatishmërisë për forcimin dhe zhvillimin e miqësisë dhe bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat e ekonomisë.

Qeveria Shqiptare  vlerëson bashkëpunimin aktual me Qeverinë Kineze dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e saj në financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë si dhe për asistencën teknike të ofruar për ngritjen e kapaciteteve teknike për ekspertët dhe funksionarët e administratës shqiptare.

Iniciativa e propozuar nga qeveria kineze "Mbi bashkëpunimin midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore 16+1" është një tjetër instrument i rëndësishëm që po pasuron më tej bashkëpunimin tonë.

Shkëmbimet ekonomike në vitet e fundit mes dy vendeve janë rritur në saj të një kuadri të plotë ligjor që mbështet plotësisht bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe  mbrojtjen e investimeve.

Kohët e fundit ka një rritje të interesimit nga kompanitë kineze për të investuar në Shqipëri në energji, turizëm, bujqësi, etj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021996021270752
array(1) { ["section"]=> string(85) "marreveshja-shqiperi-kine-qeveria-kineze-grant-ekonomiko-teknik-10-milion-juane-42626" }