Marrëveshje bashkëpunimi Dogana-Tatime, Shehaj i faturon fajin sistemit

Publikuar tek: politike, më 11:27 04-02-2015 Marrëveshje bashkëpunimi Dogana-Tatime, Shehaj i faturon fajin sistemit Brisida Shehaj, Edi Rama dhe Elisa Spiropali

Duket se dy drejtoreshat e Tatimeve dhe Doganave Shqiptare deri tani nuk kanë punuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe së paku menduan të korrigjohen duke bërë një marrëveshje për të punuar më mirë tash e tutje. Kjo, pasi nga prezantimi i sotëm i firmosjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, të dyja e pranonin pak a shumë mosefiçencën në punën e deritanishme.

Madje drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Brisida Shehaj ia ka faturuar fajin sistemeve kompjuterike dhe më pak lartësisë së detyrës, por nuk ka harruar të ngrejë më lart se vetja  punën e koleges së saj, drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave, Elisa Spiropalit.

“Ky është fryt i një pune 1-vjeçare se nuk kishim sisteme dhe lartësinë e duhur për bashkëpunim, megjithse Spiropali ka një sistem më të mirë’’, tha Shehaj gjatë prezantimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, duke nënkuptuar edhe një lloj justifikimi për efiçencën e munguar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha kërkon zgjedhje të parakohshme, akuzon qeverinë për krimin
Fuga and Friends, weekend-e piktoreske nga stafi kryeministror »
Article Logic
Execution time: 0.028846979141235
array(1) { ["section"]=> string(75) "marreveshje-bashkepunimi-dogana-tatime-shehaj-i-faturon-fajin-sistemit-2293" }