Marrëveshje me opozitën? Zbardhen emrat e negociatorëve të PS-së dhe PD-së

Publikuar tek: politike, më 23:25 11-07-2019 Marrëveshje me opozitën? Zbardhen emrat e negociatorëve të PS-së dhe PD-së

Një marrëveshje e re si ajo e 17 majit të dy viteve më parë pritet të ndodhë mes mazhorancës dhe opozitës.

Të paktën kështu lanë të kuptohet të të ftuarit në emisionin Open mbrëmjen e sotme, ndërsa nxorën edhe dy emrat e parë.

Sipas tyre, negociatat do të jenë fillimisht me nivelet e dyta, duke thënë se Taulant Balla dhe Gazmend Bardhi do të jenë të parët që do hedhin hapat për një marrëveshje të madhe.

Por, kur do të ndodhë? Askush nuk është në gjendje të përcaktojë afatin kohor, duke e lidhur gjithçka me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Socialisti Ervin Bushati tha se nuk ka krizë, mund të ketë ngërç por jo krizë, sepse askush nuk ia ka fajin Partisë Demokratike. Ndërkohë aleati i kryedemokratit Basha, Agron Duka u shpreh se zgjidhja e krizës do të vijë një ditë, ama ajo duket larg. Duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje të re, ai tha se për të ajo do të jetë sërish e gabuar, ndonse theksoi se do të jetë në dorë të Bashës nëse do të bëhet apo jo.

Ndërkohë, aleati i Ramës Paskal Milo tha se nëse marrëveshja ndodh, do të jetë fatkeqësia politike e rradhës, por la të hapur mundësinë e një takimi transparent dhe me praninë e sa më shumë njerëzve që kanë në dorë fatet e vendit.

'Nëse ndodh do jetë fatkeqësia politike e rradhës. Vitet që kemi kaluar kanë treguar kur ka takime të tilla që vendosin dy njerëz për fatin e shqiptarëve dhe ska transparencë, atëherë dihet që do riciklohet një krizë tjetër në të ardhmen', tha Milo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068261623382568
array(1) { ["section"]=> string(80) "marreveshje-me-opoziten-zbardhen-emrat-e-negociatoreve-te-ps-se-dhe-pd-se-171925" }