Marrëveshje PS-PD? Bylykbashi sqaron gjithçka

Publikuar tek: barometri, më 08:05 28-08-2018 Marrëveshje PS-PD? Bylykbashi sqaron gjithçka

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas lajmeve  për një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike për sistemin zgjedhor.

 

Përmes një rreagimi në rrjetet sociale Bylykbashi thotë se nuk ka asnjë marrëveshje midis dy partive të mëdha për sistemin zgjedhor, as të fshehtë dhe as të hapur.

Lajmet për një marrëveshje mes PS dhe PD, Bylykbashi i quan shashka që s’mund ta shpëtojnë qeverinë e inkriminuar.

Reagimi i plotë:

Sqarim per nje lajm fundgushti:‎

Nuk ka asnje marreveshje PD-PS per sistemin zgjedhor, as te fshehte dhe as te hapur.

Aq me pak sistemi zgjedhor eshte ne diskutim per ceshtjen e votes se emigranteve. Sistemet zgjedhore vendosen per te garantuar perfaqesim politik dhe efikasitet ne qeverisje dhe jo per te zgjidhur ceshtje specifike. Vota e emigranteve do t'i pershtatet sistemit zgjedhor ‎qe do te jete ne fuqi ne zgjedhjet perkatese. E vetmja dakordesi publike ne tryeza te hapura eshte qe ceshtja e votes se emigranteve eshte ceshtje qe i takon zgjedhjeve te pergjitheshme dhe jo atyre vendore dhe se diskutimi per sistemin zgjedhor ne Komisionin e Reformes Zgjedhore do te behet pasi te permbyllen ceshtjet qe prekin zgjedhjet vendore te vitit 2019.

As shashkat per sistemin zgjedhor dhe as ato per voten e emigranteve nuk mund te sherbejne si kamerdare shpetimi per nje qeveri ku qytetari nuk ndan dot kush eshte politikani dhe kush eshte krimineli. Nje qeveri narkosish, qe qeveris e ulur ne pakot e droges dhe eurot qe ajo prodhon, duhet qeruar sepse perben rrezik kombetar! Pa kete, cdo reforme zgjedhore mbetet thjesht ne leter sepse nuk garanton dot zgjedhje qe nuk blihen e nuk dhunohen, pra nuk i ben fajde as shqiptareve ne Shqiperi dhe as atyre ne emigracion!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031856060028076
array(1) { ["section"]=> string(51) "marreveshje-ps-pd-bylykbashi-sqaron-gjithcka-132384" }