Marrin formë tribunat dhe kulla, ja si duket “Arena Kombëtare” tani (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 17:21 04-01-2018 Marrin formë tribunat dhe kulla, ja si duket “Arena Kombëtare” tani (VIDEO)

Punimet për ndërtimin e stadiumit qendror në Tiranë, “Arena Kombëtare” janë duke vazhduar me një intensitet të lartë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Federata Shqiptare e Futbollit duket stadiumi që tani ka filluar të marrë formën e tij.

Në videon e publikuar nga FSHF duket që kati i parë i stadiumit duket drejt përfundimit sa i përket fazës së parë të punimeve dhe janë hedhur kolonat për katin e dytë.

Ndërkohë me të njëjtin ritëm kanë vazhduar punimet edhe për ndërtimin e kullës së stadiumit.

Nga ecuria e deritanishme e ndërtimit të stadiumit besohet se “Arena Kombëtare” do të përfundojë shumë shpejt dhe nuk pritet të ketë tejkalim të afateve.

Më poshtë video: 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbi me Juventus, Torino merr ish-trajnerin e Inter
Barcelona e nis me ‘X’ 2018-ën, Real Madrid nuk toleron në Kupë »
Article Logic
Execution time: 0.022184133529663
array(1) { ["section"]=> string(77) "marrin-forme-tribunat-dhe-kulla-ja-si-duket-arena-kombetare-tani-video-105422" }