MARSIAS LILA na bën krenarë me PERFORMANCËN në Athinë: Ironi e madhe, në Tiranë s’njihem

Publikuar tek: kulture-art, më 15:48 05-03-2018 MARSIAS LILA na bën krenarë me PERFORMANCËN në Athinë: Ironi e madhe, në Tiranë s’njihem

Aktori i talentuar Marsias Lila na ka bërë të gjithëve krenarë në Festivalin Ballkanik zhvilluar në Athinë nën kujdesin e UNESCO-s.

Mes të gjithë pjesëmarrësve, Marsiasi arriti të “rrëmbejë” çmimin si aktori më i mirë përmes monodramës së tij “Performanca”, një vepër e vënë në shumë skena shqiptare nga vetë aktori por që nuk është vlerësuar e mbështetur nga institucionet e kulturës apo ministria e Kulturës drejtuar nga Mirela Kumbaro. Mjafton të kujtojmë këtu se aktori ishte vetë financuesi i shfaqjes së tij që i erdhi publikut shqiptar me aq shumë mundim.

E mesa duket, vlerësimin që s’e gjeti këtu, aktori e ka gjetur në Festivalin e Ballkanit. Pyetur nga newsbomb.al se si e bën të ndjehet ky çmim i fituar, aktori ka treguar me sinqeritet:

“E çuditshmja është që unë njihem në Ballkan e nuk njihen në Tiranë. Kjo është ironia e fatit. Rrallëherë ka ndodhur që një artist të konkurrojë jashtë e të fitojë këtë çmim se zakonisht konkurset zhvillohen brenda trevës shqipfolëse, ndaj sigurisht ndjehem pafundësisht mirë por kjo nuk zhbën ironinë që përmenda pak më lart. Krenar për çdo shqiptar dhe kulturën tonë kombëtare, duke përjashtuar institucionet e kulturës dhe ministrinë e kulturës qe nuk i kanë dhëne prej 4 vitësh mbështetjen kësaj pasurie kulturore kombëtare”.

m3.jpg

ml.jpg

 17201247_10209727215796339_2138417513007002530_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fshati Lekovo në Greqi, aty ku shqipja nuk ka humbur (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.010158061981201
array(1) { ["section"]=> string(93) "marsias-lila-na-ben-krenare-me-performancen-ne-athine-ironi-e-madhe-ne-tirane-s-njihem-112270" }