Martin Schulz viziton Shqipërinë më 14 korrik

Publikuar tek: politike, më 17:57 09-07-2015 Martin Schulz viziton Shqipërinë më 14 korrik Martin Schulz

Pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel, Shqipëria do të presë një tjetër personalitet të lartë kësaj herë nga Bashkimi Europian.

Presidenti i Parlamentit Europian do të vizitojë Tiranën të martën e 14 korrikut dhe me këtë rast do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.

Lajmi është bërë publik nga kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili në mbyllje të seancës së sotme plenare u ka bërë thirrje deputetëve të jenë të pranishëm të martën në sallën e Kuvendit.

Pritet që Schulz të zhvillojë takime dypalëshe me drejtuesit më të lartë të shtetit gjatë vizitës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Po transformojmë tregun farmaceutik, ka krijuar kosto për shqiptarët
Skandal/ Këshilltari i Presidentit Nishani: E çfarë është Merkel? Një yll i shuar politik, Basha shumë mirë që s’e takoi »
Article Logic
Execution time: 0.0040359497070312
array(1) { ["section"]=> string(51) "martin-schulz-viziton-shqiperine-me-14-korrik-15735" }