Martohen dy punonjës policie, zëdhënësi zbulon urimin special të Haki Çakos

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:29 03-09-2017 Martohen dy punonjës policie, zëdhënësi zbulon urimin special të Haki Çakos

Dy punonjës policie kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, përmes një ceremonie të zhilluar dje në qytetin e Beratit.

Ka qenë zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Muallai, ai i cili i ka dedikuar një urim të veçantë dy punonjësve të policisë, ndërsa mes rreshtave zbulon se çifti ka marrë një urim special edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

STATUSI I PLOTË

Në dasmën e Jonilës dhe Britmanit, dy punonjës policie të mrekullueshëm.

Të trashëgoheni, jetë të gjatë e të lumtur. Ti shërbeni njëri-tjetrit, familjeve tuaja, Policisë së Shtetit duke i ofruar shërbim cilësor komunitetit.

Jam i privilegjuar që punoj me të gjitha ju. Bashkarisht me përkushtim e dashuri të bëjmë më të mirën duke e përfaqësuar zërin dhe figurën e Policisë së Shtetit në çdo qark me dinjitet e vlera.

Një urim special ka marrë çfiti nëpërmjet telefonit edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kjo është familja jonë e madhe, gëzime e hidhërime i ndajmë bashkë.

Ky është komunikimi i brendshëm mes efektivave dhe titullarëve.

Duhet të duam e të respektojmë njëri- tjetrin brenda familjes së madhe me qëllim që të përcjellim në komunitet siguri e impakt pozitiv.

Me trashëgime kolegë. Drita e mirësisë ju shoqëroftë në rrugën e jetës. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012835025787354
array(1) { ["section"]=> string(80) "martohen-dy-punonjes-policie-zedhenesi-zbulon-urimin-special-te-haki-cakos-90998" }