Martohet djali i ‘bosit’ të medias shqiptare, detajet nga ceremonia në Pallatin e Kongreseve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:13 25-07-2016 Martohet djali i ‘bosit’ të medias shqiptare, detajet nga ceremonia në Pallatin e Kongreseve

Djali i një prej pronarëve më të mëdhej të televizioneve informative në vend ka filluar përgatitjet për dasmën e tij krejtësisht të veçantë.

Bëhet fjalë për djalin e pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, Redon Ndroqi i cili ka zgjedhur pikërisht Pallatin e Kongreseve për të celebruar dasmën e tij.

Mësohet se në dasëm pritet të mblidhen jo vetëm të afërm të familjes Ndroqi, por edhe njerëz të medias, bisnesmenë e figurat kryesore të politikës në vend.

Sipas ‘Bordo’është vetë familja që po merret me organizimin e duket se gjithçka është vënë përpara tashmë. Çifti sapo ka përfunduar një udhëtim që duket se sa ka prirë Muajin e Mjaltit, aq edhe ka qenë memorizimi i lidhjes së tyre.

Pikërisht, Redoni dhe e fejuara e tij armene, sapo kanë realizuar setin fotografik të dasmës në qytetet më të bukura të Francës. Ndërsa, eventi i madh i dasmës do të realizohet në fillim të muajit shtator.

Pas dasmës përrallore të Etida Topit dhe Ilir Bregasit këtë fundjavë, shtatori do të jetë i zhurmshëm për dasmën e familjes Ndroqi, ndërsa e tillë pritet të jetë edhe dasma e Elia Zaharias e Princ Lekës, që do të mbahet në 8 tetor.

 

ndroqi3.jpgndroqi.jpg

ndroqi2.jpg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036404848098755
array(1) { ["section"]=> string(95) "martohet-djali-i-bosit-te-medias-shqiptare-detajet-nga-ceremonia-ne-pallatin-e-kongreseve-47673" }