“Marubi”, tashmë me 2280 dokumente-fotografike më shumë

Publikuar tek: kulture-art, më 15:48 16-02-2015 “Marubi”, tashmë me 2280 dokumente-fotografike më shumë

Nesër do të zhvillohet ceremonia e dhurimit të 2280 dokumenteve fotografike për Fototekën Kombëtare “Marubi”.

Arkiva e “Foto Studio Kallfa” në Tiranë me fotografët vëllezërit Mehmet dhe Osman Kallfa,  do ti dhurohet Fototekës Kombëtare “Marubi” në Shkodër.

Kjo arkivë, dhuruar nga Pllum Kallfa, djali i fotografit Mehmet Kallfa, do ti bashkangjitet inventarit të Fototekës Kombëtare “Marubi” në Shkodër dhe përmban gjithsej 2272 dokumente fotografike dhe 8 objekte të tjera të “Foto Studio Kallfa”

Arkivi I Mehmet Kallfës është mjaft i pasur me fotografi që dëshmojnë momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë së viteve  1940- 1970. Ndër momentet më të rëndësishme që ai fotografoi janë: Hyrja e qeverisë komuniste në Tiranë më 28 nëntor 1944, vizita e Nikita Hrushovit në Shqipëri dhe fotografi të tjera të manifestimeve, pleniumeve dhe kongreseve të para të Partisë Komuniste. Krahas këtyre fotografive, më të njohurat mbeten ato të publikuara në albumin e parë për arkeologjinë, “Shqipëria arkeologjike” e vitit 1971.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Familja nga Durrësi me poste drejtuese në Slloveni, kontributi i saj rol kyç
Sekreti i koncertit të Mad Albania »
Article Logic
Execution time: 0.023786067962646
array(1) { ["section"]=> string(57) "marubi-tashme-me-2280-dokumente-fotografike-me-shume-3538" }