Masa të reja në sektorin e turizmit, ngrihet komisioni i monitorimit

Publikuar tek: ekonomi, më 14:29 07-03-2017 Masa të reja në sektorin e turizmit, ngrihet komisioni i monitorimit

Tashmë sektori i turizmit do jetë më i kontrolluar me anë të ngritjes së komision për klasifikimin e hoteleve dhe monitorimin e këtij sektori.

Komisioni që do të ngrihet pranë ministrisë do të bëjë të mundur edhe përgatitjen e vlerësuesve, të cilët do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit, pasi do të prodhojnë raporte bazuar edhe në vizitat që do të realizojnë në terren.

Monitorimi do të realizohet përmes Inspektoratit ku do të kontrollohet dhe puna e bërë.

Komisioni do të  përbëhet nga 5 anëtarë:

-3 përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

-1 përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Urban;

-1 përfaqësues nga Ministria e Kulturës.

Këto do jenë detyrat dhe përgjegjësitë që do tekë komisioni:

a) kategorizon dhe klasifikon çdo strukturë akomoduese mbështetur në kushtet dhe kriteret e parashikuara në rregulloren për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave;

b) shqyrton dhe vlerëson dokumentet dhe të dhënat e paraqitura nga sipërmarrësi turistik që ushtron veprimtarinë strukturë akomoduese,rezultatet e verifikimit dhe përmbushjen e kriterevepër klasifikimin e strukturës akomoduese;

c) merr vendim për lëshimin e certifikatës së klasifikimit të strukturës akomoduese ose refuzimin e kërkesës për certifikatë klasifikimi;

d) shqyrton dhe vlerëson dokumentet e paraqitura nga personi që kërkon të pajiset me certifikatën e udhërrëfyesit turistik;

e) shqyrton dokumentet që vërtetojnë përfundimin e programeve të kualifikimit profesional të ndjekura nga udhërrëfyesit turistikë brenda ose jashtë vendit dhe i njeh modulet përkatëse që përkojnë me programet e kualifikimit të miratuara nga ministri përgjegjës për arsimin dhe formimin profesional në bashkëpunim me ministrin përgjegjës për turizmin.

f) merr vendim për lëshimin ose jo të certifikatës së udhërrëfyesit turistik në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në rregulloren për kriteret për pajisjen me certifikatë për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, detyrat, përgjegjësitë dhe kodin e etikës së tyre;

g) merr masat përkatëse në vijim të kërkesës së inspektoratit përgjegjës për turizmin lidhur me shkelje të detyrimeve ligjore nga subjektet që ushtrojnë veprimtaritë turistike që certifikohen nga Komisioni;

h) revokon certifikatën e klasifikimit të strukturës akomoduese dhe certifikatën e udhërrëfyesit turistik në rastet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

i) merr vendime të tjera në bazë të detyrimeve dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi që rregullon certifikimin e veprimtarive turistike përkatëse.

Inspektorati që mbulon fushën e turizmit, informon çdo 6 muaj, Komisionin e Standardizimit të Veprimtarive Turistike, mbi zbatimin nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike, të detyrimeve ligjore në lidhje me procesin e certifikimit dhe problematikat e konstatuara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032045125961304
array(1) { ["section"]=> string(73) "masa-te-reja-ne-sektorin-e-turizmit-ngrihet-komisioni-i-monitorimit-71066" }