Masakra e Orlandos, rritet ndjeshëm shitja e armëve në SHBA

Publikuar tek: bota, më 23:13 13-06-2016 Masakra e Orlandos, rritet ndjeshëm shitja e armëve në SHBA

Ka kaluar gati një ditë nga masakra në një klub nate në Orlando ku u masakruan 50 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, dhe shitja e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara ka pësuar një rritje të ndjeshme.

Reagimet e shumta pas masakrës kanë rritur frikën te qytetarët se qeveria mund të ndalojë shitjen e armëve, një çështje mjaft e debatuar së fundmi në SHBA, për këtë arsye ata kanë nxituar të blejnë armë zjarri.

Dy prodhuesit më të mëdhenj të armëve Smith & Wesson Holding Corp's ka raportuar një rritje me 11.6 për qind ndërsa Sturm Ruger & Co Inc 10.7 për qind.

Masakra e Orlandos nxiti debate edhe midis kandidatëve Republikanë dhe Demokratë mbi ligjet për armët e zjarrit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029710054397583
array(1) { ["section"]=> string(64) "masakra-e-orlandos-rritet-ndjeshem-shitja-e-armeve-ne-shba-43408" }