Masakra me 8 të vrarë, kthen vëmendjen 2 dekada pas me BERISHËN President, si u varën në mes të Fierit vëllezërit Çuko

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 11-08-2018 Masakra me 8 të vrarë, kthen vëmendjen 2 dekada pas me BERISHËN President, si u varën në mes të Fierit vëllezërit Çuko Autori i masakres ne Selenice dhe dy vellezerit Cuko qe u varen ne litar

Masakra e djeshme në Selenicë të Vlorës ku 24 vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallash 8 të afërmit e tij, mes të cilëve dy fëmijë, ka rikthyer vëmendjen te dënimi me vdekje.

Shumë në rrjetet sociale kanë kërkuar ekzekutimin e autorit të kësaj ngjarjeje makabre, më e rënda në dy dekada, raporton newsbomb.al.

Kjo masakër ka kthyer vëmendjen pikërisht më 29 maj të vitit 1992 kur ndodhi ajo që njihet si  “Masakra e Libofshës” e cila u mbyll me varjen në mes të fshatit të dy autorëve.

5 anëtarët e familjes Pupa u masakruan dhe vranë brenda shtëpisë, ndërsa Gjykata vendosi dënimin me varje në litar në mes të qytetit të Fierit të dy vëllezërve autorë, Josif dhe Dritëbardh Çuko.

Ky ishte dënimi i fundit me vdekje dhënë në kohën kur Sali Berisha ishte president i vendit dhe Bashkim Kopliku ministër i Brendshëm. Ky vendim u mirëprit nga mbarë opinioni publik shqiptar por u kritkua nga ndërkombëtarët të cilët ishin kundër dënimit me vdekje, shkruan newsbomb.al.

ÇFARË NDODHI- më 29 maj 1992 (HISTORIA MAKABRE)

Sipas raportit të shënuar në policinë e Fierit: Pak pas mesnate, kur ora shënonte 00:45 minuta, në banesën e familjes Puto, autorët kanë hyrë nëpërmjet dhomës ku flinte vogëlushja 8- muajsh, Mardalena. Dritares i kanë përthyer hekurat dhe xhamin e saj e kanë hequr me mjeshtëri, me qëllim hyrjen në brendësi të banesës pa bërë zhurmë. Si fillim, pa kërkuar asnjë shpjegim, vrasësit kanë gjuajtur me një sëpatë mbi 30-vjeçarin Agim Puto, djali i vogël i familjes, që kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Greqia, ku kishte emigruar për afro 1 vit.

Më pas, vrasësit godasin po me sëpatë mbi bashkëshorten e Agimit, vetëm 25 vjeçe, e cila, sipas policisë, ka ndjerë zhurmat dhe ka dalë nga dhoma, por është qëlluar me sëpatë, duke vdekur me dorën mbi ballë, për t‘u mbrojtur nga goditja.

Autorët, të pakënaqur me dy viktimat, lanë dhomën e çiftit të ri që vdiq dhe i drejtohen asaj të të moshuarve. Lidhin plakën Zenepen dhe përleshen me plakun, Petritin. Pas sigurimit për vdekjen e të moshuarit, ata i rikthehen sërish Zenepes.

Policia dyshon se vrasësit kanë ushtruar presion dhe tortura mbi gruan e moshuar, me qëllim që ajo të tregonte se ku ishin fshehur sendet me vlerë, që familja i kishte trashëguar, si dhe kursimet e të birit. Hezitimi i kësaj, si dhe lënia në dorë të vrasësve e valixhes së vetme me sende të shtrenjta, që babai i Zenepes kishte sjell përpara shumë vitesh nga Egjipti, ka bërë që vrasësit ta lënë në grahmat e fundit të jetës.

Qarja e foshnjës në mënyrë të vazhdueshme, bëri që autorët të shkojnë në dhomën ku ajo flinte dhe pas goditjes me thikë në qafë i përdrodhën kokën.

Agimin e ditës pasardhëse, Mitat Puto, djali i madh i familjes, që jetonte në shtëpinë ngjitur, hyri në shtëpi dhe u përball me skenën e llahtarshme. Ai ka parë në fillim nënën, që ishte mbuluar nga gjaku dhe ndodhej e shtrirë në korridor, ndërsa në të gjithë banesën muret e tavanet ishin gjakosur. Zenepja vdes gjatë udhës për në spitalin e Fierit, rreth dy orë pas ngjarjes. Ndërsa vogëlushja tetëmuajshe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ekspertizat mjeko-ligjore të asaj kohe, të cilat janë dokumentuar të gjitha, kanë nxjerrë se çifti i bashkëshortëve, Agim dhe Rajmonda Puto, vdiqën në vend pas goditjes. Ndërkohë, policia saktësoi se katër viktimat me moshë të madhe, përjashto vogëlushen tetëmuajshe, kishin shenjën e thellë të goditjes me sëpatë në mes të ballit. Kjo nuk u arrit kurrë të shpjegohej prej organeve policore.

551993_438558522862524_1387618367_n-905x395.jpg

libofff.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019888162612915
array(1) { ["section"]=> string(123) "masakra-me-8-te-vrare-kthen-vemendjen-2-dekada-pas-me-berishen-president-si-u-varen-ne-mes-te-fierit-vellezerit-cuko-130779" }