Masakra në Elbasan, Çako: Rezultat i një konflikti historik, po punohet me kapacitetin maksimal

Publikuar tek: aktualitet, më 20:27 04-02-2016 Masakra në Elbasan, Çako: Rezultat i një konflikti historik, po punohet me kapacitetin maksimal

Duke pranuar se ngjarja është tejet e rëndë, Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se policia është duke u angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj për të zbardhur krimin dhe për të vendosur autorët përpara drejtësisë.

Në një lidhje telefonike me News 24, Kryepolici Çako sqaroi se policia ka përgjegjësit e saj dhe po analizohet e gjithë dinamika e ngjarjes së mbrëmshme.

“Ngjarja është shumë e rëndë. Policia po punon me të gjithë kapacitetin e saj. Efektivët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, janë ngritur grupet e patrullimit në kohë rekord për kapjen e autorëve dhe përgjatë gjithë natës kanë vijuar kontrollet”, tha Çako.

Ai nënvizoi se krimi i trefishtë i mbrëmjes së djeshme është rezultat i një konflikti historik. “Shkak për këtë ngjarje është bërë një konflikt i hershëm. Sot, ndodhemi në një pamundësi reale për të deklaruar emrat e disa autorëve të një sërë ngjarjeve të mëparshme. Ne marrim përgjegjësit tona. Por më lejoni t’ju them se policia është duke bërë një analizë të plotë të ngjarjes dhe dinamikës së saj. Çdo hap i yni në hetime është në mirëkuptim të plotë me prokurorinë, në këtë rast të Elbasanit”, tha Çako, duke përfunduar lidhjen e tij telefonike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Atentati në Elbasan / Nipi i plagosur lë spitalin për të marrë pjesë në varrimin e xhaxhait
5 zyrtarë të ALUIZNI-t në pranga, policia shpall në kërkim edhe 2 biznesmenë »
Article Logic
Execution time: 0.023773908615112
array(1) { ["section"]=> string(98) "masakra-ne-elbasan-cako-rezultat-i-nje-konflikti-historik-po-punohet-me-kapacitetin-maksimal-31765" }