Masakra në gjimnaz, kërkohet dënimi kapital për 19-vjeçarin

Publikuar tek: bota, më 07:09 14-03-2018 Masakra në gjimnaz, kërkohet dënimi kapital për 19-vjeçarin Nikolas Cruz, ish-studenti i akuzuar për masakrën ku humbën jetën 17 persona në Florida

Prokurorët në Florida do të kërkojnë dënimin me vdekje për Nikolas Cruz, ish-studentin e akuzuar për masakrën e muajit të kaluar në një gjimnaz në Parklend, ku humbën jetën 17 persona.

Kështu thuhet në një dokument të depozituar këtë të martë në gjykatë, të cilit i referohet agjencia e lajmeve “Reuters”. Prokurorët e argumentojnë kërkesën e tyre me faktin se, Cruz e ka kryer sulmin me vetëdije të plotë se mund t’u merrte jetën shumë njerëzve.

Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë 17 akuza për vrasje me paramendim dhe 17 të tjera për tentativë vrasjeje. Pas depozitimit të kërkesës, avokatët e Cruz përsëritën ofertën që klienti i tyre të pranojë fajin nëse akuza nuk insiston për dënimin kapital.

Cruz pritet të dalë në gjykatë ditën e mërkurë, ku do t’i kërkohet që të deklarohet lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ngjarja e 14 shkurtit riktheu debatin për lirinë e armëmbajtjes në Shtetet e Bashkuara. Studentët e shkollës ku ndodhi ngjarja, por edhe të qyteteve të tjera protestuan për më shumë siguri. Ndërsa presidenti Trump si zgjidhje të problemit propozoi armatosjen e mësuesve në shkolla./abcnews.al

kruz-773x445.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tornado godet Italinë Jugore, raportohen të plagosur dhe shumë dëme materiale
SHKENCA NË ZI, ndahet nga jeta fizikanti Stephen Hawking »
Article Logic
Execution time: 0.0042269229888916
array(1) { ["section"]=> string(65) "masakra-ne-gjimnaz-kerkohet-denimi-kapital-per-19-vjecarin-113186" }