Masakra në Mat, reagon Ministrja Xhaçka: Organet e drejtësisë të bëjnë detyrën

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 11-10-2018 Masakra në Mat, reagon Ministrja Xhaçka: Organet e drejtësisë të bëjnë detyrën

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me vrasjen e 3 punonjësve të Bashkisë së Matit dhe plagosjen e një tjetri , pasditen e sotme.

Xhaçka i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave ndërsa ka kërkuar që organet e drejtësisë të bëjnë detyrën.

Kujtojmë se 51 vjeçari Kujtim Koxha pas një debati me punonjësit e Bashkisë që kishin shkuar në fshatë për të hapur një rrugë, ka marrë kallashin dhe në momentin kur ata kanë qenë duke drekuar i ka qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur Mentor Hoxhën, Hamit Buçin dhe Erzen Aliajn, ndërkohë është plagosur Astrit Hani.

“Ngushëllimet me të sinqerta për familjarët e dy punonjësve të bashkisë së Matit, Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe qytetarit Hamit Buci. Shpreh keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur në fshatin Shëlli të Matit dhe inkurajoj organet e drejtësisë të bëjnë detyrën. I qoftë dheu i lehtë të ndjerëve dhe Zoti u dhëntë forcë familjarëve të viktimave! Shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani”, ka shkruar Ministrja.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon FOTON, Tatimet fillojnë të mbyllin pikat e basteve
Vdekja e 13 vjeçares në Tiranë, policia has vështirësi në marrjen e dëshmisë së prindërve sepse... »
Article Logic
Execution time: 0.0042979717254639
array(1) { ["section"]=> string(83) "masakra-ne-mat-reagon-ministrja-xhacka-organet-e-drejtesise-te-bejne-detyren-137497" }