Masakra në Selenicë, reagon deputeti i Vlorës, akuza të rënda qeverisë

Publikuar tek: politike, më 23:52 10-08-2018 Masakra në Selenicë, reagon deputeti i Vlorës, akuza të rënda qeverisë

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, Shezai Rrokaj ka reaguar për krimin e rëndë me 8 të vdekur sot në Selenicë, duke hedhur akzua të rënda mbi qeverinë.

Sipas Rrokaj, krimi ka ndodhur si pasojë e një sërë faktorëve ekonomik-social, nga problemet e pazgjidhura të pronës deri te fenomeni i drogës, skamja dhe emigracioni.

“Në këtë zonë dhe në gjithë Bashkinë e Selenicë, për fat të keq dora e Shtetit është inekzistente”, shkruan ndër të tjera Rrokaj.

Postimi i plotë në rrjetet sociale:

Nje tragjedi e rëndë ndodhi sot në Resulaj të Bashkisë Selenicë. Krimi makabër brenda fisit u mori jetën 8 personave, midis të cilëve gra dhe fëmijë. Po kështu disa të tjerë janë të lënduar. Në radhë të parë u shpreh ngushëllimet e mia famijarëve për viktimat e pafajshme dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarëve. Inkurajojmë policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë për kapjen e autorit. Ky krim në familje duket të jetë pasojë e problemeve të pazgjidhura të pronës në një nga zonat më të varfëra, të prekura nga fenomeni i drogës, nga skamja dhe emigracioni. Në këtë zonë dhe në gjithë Bashkinë e Selenicë, për fat të keq dora e Shtetit është inekzistente, sidoqë është një nga zonat më të pasura me bitum dhe naftë si dhe me bukuritë e Lumit të Vlorës.

afw4gtw344hdfh.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmohet Ambasada e Kosovës
Ngjarja në Selenicë, PD shigjeton Ramën: U trondit çdo shqiptar, kryeministri na uron fundjavë të qetë »
Article Logic
Execution time: 0.017384052276611
array(1) { ["section"]=> string(75) "masakra-ne-selenice-reagon-deputeti-i-vlores-akuza-te-renda-qeverise-130758" }