Masakra në Shëlli, 3 punonjësit  e vrarë shpallen ‘Nderi i Bashkisë Mat’

Publikuar tek: aktualitet, më 20:46 11-10-2018 Masakra në Shëlli, 3 punonjësit  e vrarë shpallen ‘Nderi i Bashkisë Mat’

Pas vrasjes së 3 punonjësve të Bashkisë së Matit dhe plagosjes së një tjetri, Këshilli i Bashkisë Mat dha një deklaratë për mediat.

Këshilli i Bashkisë ka shprehur ngushëllimet teksa ka dënuar aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve, të cilët i kanë shpallur me titullin “ Nderi i Bashkisë Mat”.

Deklarata e Këshillit të Bashkisë:

Ju drejtohemi së pari familjarëve për tju shprehur  dhimbjen e sinqertë për humbjen e të dashurve Tuaj duke ju përcjellur ngushëllimet me besimin në forcën Tuaj për përballimin e kësaj humbje të madhe.

Dënojmë kolegjialisht aktin kriminal të ndodhur ndaj punonjësve të Bashkisë Mat të rënë në krye të detyrës si dhe inkurajojmë të gjithë punonjësit e Bashkisë Mat në kryerjen e detyrës së tyre pa u lëkundur ndaj këtyre fenomeneve. Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese për zbardhjen e këtij akti kriminal dhe ndëshkimin e autorëve.

Këshilli i Bashkisë Mat në mënyrë unanime vendosi për të rënët dhënien e titujve të nderit “ Nderi i Bashkisë Mat” për rënien në krye të detyrë. Këshilli i Bashkisë Mat vendosi dhe uljen e flamurit Bashkiak në gjysëm shtizë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja e punonjësve të Bashkisë, reagon Berisha: Autori të dënohet rreptësisht
Arrestimi i ‘Babales', reagon avokati: I është pranuar azili në Kosovë, nuk mund të ekstradohet »
Article Logic
Execution time: 0.019597053527832
array(1) { ["section"]=> string(75) "masakra-ne-shelli-3-punonjesit-e-vrare-shpallen-nderi-i-bashkise-mat-137476" }