Masakruan 23-vjeçarin pas një party-kokaine, i akuzuari: E vrava, doja të dija ç’efekt kishte

Publikuar tek: bota, më 16:42 07-03-2016 Masakruan 23-vjeçarin pas një party-kokaine, i akuzuari: E vrava, doja të dija ç’efekt kishte Luca Varani, 23 vjeçari i vrare ne nje party kokaine

Rome- “Donim të vrisnim dikë vetëm për të pasur idenë se ç’efekt të jep”. Një dëshmi rrëqethëse, e para e pranuar nga Manuel Foffo për prokurorin Francesco Scavo që e pyeste për vrasjen e 23 vjeçarit Luca Varani, ngjarje e ndodhur në Romë gjatë një feste me kokainë e alkol dhe që zgjati më shumë se një ditë, raporton Corriere. 

“Kishim dalë me makinë një ditë më parë – rrëfehet 30 vjeçari – duke shpresuar të takonim ndonjë. Më pas menduam për Varanin që është miku im. Edhe Marc Prato (29 vjecari ndodhet në burg) e njihte më parë”.

Luca dukej se ishte viktima. Vrasësi i tij Foffo tregoi gjithcka pa fshehur edhe detajet e torturës, të thikave me të cilat e kishte vrarë. Sot trupi I tij i nënshtrohet autopsisë.

Versioni i parë

Në një moment të parë Foffo, djali I pronarit të një prej shkollave të patentave për makinat në Romë, me një skuadër prej tetë avokatësh dhe një restorant në pronësi, kishte përsëritur deri në obsession se kishte parë “mostrat” dhe nuk ishte koshient për asgjë. “Nuk e dimë pse e kemi bërë” kishte deklaruar të shtunën pasdite, kur në apartamentin e tij pas festës me kokainë kishin mbërritur karabinierët dhe e prangosën. E gjetën mbi krevat, të gjithin nudo dhe me shenja prerjeje në fyt ndërkohë që pranë tij ishte trupi i studentit tjetër, të vrarë Varani. Kishte vdekur që të premten në mbrëmje.

Gjithcka i ngjan një skenari të denjë për një film të Quentin Tarantino.Sipas akuzës, edhe Marc Prato, I njohur për jetën e natës në Romë, me baba Italian, nënën franceze, është organizator I eventeve gay. Karabinierët e kanë kapur pak orë më vonë në një dhomë hoteli duke tentuar vetëvrasjen me doza të larta ilacesh, shoqëruar me alkol.

23-vjeçari Varani, me origjinë jugosllave, ishte adaptuar nga një familje romane, dhe ishte fejuar me një vajzë. Madje kishte bërë tattoo edhe emrin e vajzës në krahun e tij. Në mes të shkurtit, në facebook shkruante: Zoti krijoi Adamin dhe Evën, jo Adamin dhe Klaudion”. Se pse kishte përfunduar në atë apartament në Collatino, është ende një muster. Karabinierët do të pyesin edhe Praton për të kuptuar nëse Foffo thotë të vërtetën. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.19411396980286
array(1) { ["section"]=> string(96) "masakruan-23-vjecarin-pas-nje-party-kokaine-i-akuzuari-e-vrava-doja-te-dija-c-efekt-kishte-34473" }