Masat ekstreme të Policisë për ndeshjen Skënderbeu-Partizani Beograd, blindohet hoteli (FOTO)

Publikuar tek: sport, më 17:20 18-10-2017 Masat ekstreme të Policisë për ndeshjen Skënderbeu-Partizani Beograd, blindohet hoteli (FOTO)

Cdo gjë që fluturon do të eleminohet. Kjo është vërejtja e një nga anëtarët e delegacionit serb të Partizanit, që do të ndeshet nesër në "Elbasan Arena" me Skënderbeun e Korcës, raportojnë mediat serbe të cilat po ndjekin nga afër ekipin e tyre.

Partizani i Beogradit është vendosur në hotel Sheraton dhe gazetarët raportojnë për masa sigurie maksimale nga ana e vendit pritës për delegacionin nga Serbia që nga ulja në Aeroport e deri në mbërrijen në hotel. “Nuk ka dyshim se kështu do të jetë deri në kthimin në Beograd” shkruajnë mediat serbe.

Bardhezinjtë kanë fluturuar për 45 minuta dhe kanë zbritur në kryeqytet në një temperaturë 22 gradë, por pak njerëz e kanë vëmendjen te klima, përvecse shihen forcat e shumta të policisë dhe forcat special RENEA. Forcat e armatosura kanë qëndruar afër në cdo moment të lëvzjes. Makinat e policisë kanë marrë në dorëzim autobuzin e futbollistëve, por edhe autobuzin e gazetarëve dhe miqve.

Karvani I makinave është udhëhequr nga ambasadori serb në Tiranë Miroljub Zaric, shoqeruar nga flamuri serb, raporton shtypi serb, citon newsbomb.al.

Pas udhëtimit prej 20 minutash nga aeroporti në hotel, pjesërisht e shoqëruar nga kalimtarë kuriozë, bardhezinjtë arriten në bazën e tyre gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, pranë të cilit do të bëhen edhe stërvitjet.  Drejtori i ekipit Milos Vazura thotë se vendi pritës ka bërë gjithcka për të shmangur incidentet. “Unë pres që gjithcka të shkojë mirë. Ata janë të vetëdijshëm se klubi I tyre mund të pësojë sanksione serioze nëse ndodh dicka. Por nuk mendoj se ndokush prej nesh është I rrezikuar” thotë ai, raporton newsbomb.al.

Screenshot_10.jpg

Screenshot_8.jpg

Screenshot_6.jpg

Screenshot_11.jpg

Screenshot_9.jpg

Screenshot_7.jpg

Screenshot_5_copy.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundojnë 8 ndeshjet e Champions League, Napoli i gjakosur humbet në Angli, Liverpool poker në Slloveni
Përballja me Partizanin e Beogradit, zbulohet formacioni i mundshëm i Skënderbeut »
Article Logic
Execution time: 0.070491075515747
array(1) { ["section"]=> string(96) "masat-ekstreme-te-policise-per-ndeshjen-skenderbeu-partizani-beograd-blindohet-hoteli-foto-96348" }