Masazhet ANTICELULIT, gjithçka që DUHET të dini! Blerina na zbulon magjinë e duarve... (VIDEO)

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 09:37 16-06-2018 Masazhet ANTICELULIT, gjithçka që DUHET të dini! Blerina na zbulon magjinë e duarve... (VIDEO) Foto ilustruese

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

Masazhet anticelulit, magjia që vjen prej duarve.....

Le ta pranojmë: jo gjithmonë dhe jo të gjithë besojmë se celuliti mund të luftohet edhe me mënyrën më të thjeshtë të mundshme siç janë, masazhet. Ka plot femra që mendojnë se është e tepërt ta lenë veten në duart e një profesionisti që na nxeh këmbët, na aktivizon muskulaturën, na tërheq lart e poshtë toksinat. Për të mos thënë që ka plot të tjera që e kanë tabu këtë fjalë. Natyrisht do të ishte shumë mirë sikur të hiqnim dorë një herë e përgjithmonë nga ca ushqime të preferuara, por që bëjnë dëm, të ecim çdo ditë dhe të bëjmë një jetë të shëndetshme. Por ja që, jo të gjithë kanë vullnet të hekurt! Prandaj paragjykimet duhen lënë mënjanë.Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për ato gropat e mallkuara që duken aq keq. Ato topat e shëmtuar mbi lëkurë kanë ndikim të drejtëpërdrejtë në mirëqenien tonë, në qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e organeve, për këtë arsye, si fillim, pak informacion nuk është keq ta kemi.

Sa për ta nisur: Duhet të dini se është e sigurtë, shkencërisht e provuar, që masazhi anticelulit bën efekt. Edhe pse i fortë teknikisht, i dhimbshëm, i kushtueshëm deri diku, nuk është i gjithi një bisht me gjemba, pa trëndafila në krye. Të gjitha ato që e kanë marë të plotë sic duhet shërbimin, mezi presin ti rikthehen atij. Pë rezultatet dhe efikasitetin sigurisht. Kjo ndodh edhe në “Florescenter” thuajse çdo vit, numri i klienteve të reja nuk ka asnjë kuptim pa ato të përvitshmet, që rivijnë në sallon për rezultate gjithmonë e më të mira. Le ta pranojmë që varësia ndaj masazheve është gjithnjë në rritje, kjo për faktin se roli i tyre është i pazëvendësueshëm dhe më lejoni tju rrëfej edhe një sekret të vogël: masazhet anticelulit janë unike në llojin e tyre , ato mbështesin çfardo aktiviteti tjetër fizik. Palestra, fitnesi, yoga, cross-feet, etj kanë rezultate më të mira nëse kombinohen me masazhet anticelulit.

Sot na duhet të kthejmë kokën pas dhe t’i jemi mirënjohës ekipit të mjekëve suedezë që zbuluan të parët ekzistencën e celulitit dhe faktin që teknikat e masazhit drenues janë pikërisht teknikat e ndërhyrjes së jashtme që i duhen trupit të largojë skorjet e yndyrës dhe gropat e celulitit. Ky lloj masazhi ndikon dhe vepron direkt tek gjendrat nën lëkurë, aktivizon qarkullimin, stimulon fluks të madh të likuideve (lëngjeve) organike. Siç dihet, celuliti është ndërtim yndyre, lëngjesh organike, skorie toksike bashkangjitur indeve dhe qelizave lëkurore. Për t’i liruar qelizat nga këto mbingarkesa duhet ndërhyrja e dorës, e cila ka veprime të sakta, herë të forta e herë të moderuara, për largimin e gjithçkaje që pengon ritmin e duhur të organizmit. Bashkë me zbulimin e celulitit dhe teknikat e largimit të tij, mjekët suedezë përcaktuan edhe faktin se celuliti, përpos një inestezimi, lidhet edhe me një sëmundje, e cila ka të bëjë me ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, pompimit të tij me vonesë në arterie dhe lëshimin e vrullshëm në të gjitha organet jetësore. Prandaj nuk duhet ta shikojmë trajtimin anticelulit si një humbje kohe në këmbim të një bukurie të jashtme, por si zgjidhjen për një sëmundje që rëndon ritmin normal të gjithë asaj “ndërtese” që na mban në parametra jetësorë të shkëlqyer.  

Të gjithë ata që e kanë provuar, e njohin shumë mirë nxehtësinë që prodhohet në zonën e trajtuar, aty ku profesionistët realizojnë në mënyrë energjike masazhin. Ky është një reaksion “termik” që  ndikon shumë në përthithjen dhe asimilimin e të gjithë elementëve ushqyes që i duhen lëkurës të duket sa më e bukur, e njëkohësisht ky reaksion eleminon ato të panevojshmet që gjenden mes muskujve duke bërë që seancë pas seance trupi të duket më i tonifikuar dhe elastik.  

Masazhet anticelulit janë një zgjidhje dhe zgjedhje shumë e mirë për të gjithë llojet e celulitit. Vlen për femrat e dobëta, ashtu edhe për ato mbi peshë, për moshat e reja, si dhe për moshat më të mëdha. Këshillohet që të paktën një herë në vit, secila prej nesh t’i nënshtrohet kësaj terapie natyrore, ku duart dhe energjia e profesionistëve ndihmojnë trupin të pastrohet nga të gjitha toksinat, të ndjehet më i lehtë, dhe, ajo që është më e rëndësishmja, organet tona të çlirohen nga yndyrnat që vështirësojnë mirëfunksionimin e tyre.

 

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NUK DUHET HUMBUR/ Vitaminat e bukurisë, ja ku t’i gjejmë
»
Article Logic
Execution time: 0.020882129669189
array(1) { ["section"]=> string(94) "masazhet-anticelulit-gjithcka-qe-duhet-te-dini-blerina-na-zbulon-magjine-e-duarve-video-124555" }